Farmaci

gus92021

Obeziteti. Kombinimi i barnave tregon efikasitet dhe tolerueshmëri në trajtim

Një studim i fazës 1 i botuar në Lancet ka treguar se cagrilintide, një medikament i ri eksperimental për trajtimin e obezitetit, i kombinuar me semaglutidin, sjell rënie më të madhe në peshë sesa semaglutidi më vete dhe tolerohet mirë. "Ne vlerësuam sigurinë dhe efikasitetin e injeksioneve javore të cagrilintidit, një analog i amilinës me veprim të gjatë që sapo është zhvilluar, në kombinim me semaglutidin, agonist i receptorit GLP-1 i miratuar tashmë për përdorim në diabetin e tipit 2. Efikasiteti dhe siguria e semaglutidit në trajtimin e obezitetit u demonstrua në studimet STEP, të publikuara vitin e kaluar", shpjegon Lone Enebo, nga Novo Nordisk, Danimarkë, emri kryesor i studimit.

Studiuesit analizuan ndryshimet në peshën trupore të pjesëmarrësve që morën 2.4 mg semaglutid dhe dozat në rritje të cagrilintidit ose placebo. Nga 96 subjekte të përzgjedhura në mënyrë rastësore, 95 u ekspozuan ndaj trajtimit dhe 80 (83%) përfunduan studimin. Numri i ngjarjeve anësore varionte nga 37-89 me cagrilintid (0.16-4.5 mg) dhe semaglutid, në 132 me placebo dhe semaglutid. Në total, u raportuan 566 ngjarje anësore, shumica e të cilave ishin të buta ose të moderuara dhe përqindja e subjekteve me një ose më shumë ngjarje të padëshiruara ishte e ngjashme në të gjithë krahët e trajtimit. Përafërsisht, një e treta e të gjitha ngjarjeve anësore përbëheshin nga shqetësimet gastrointestinale (n=207 nga 566), mes të cilave mbizotëronin të përzierat, dispepsia dhe të vjellat. Një përqindje më e madhe e subjekteve raportuan ngjarje anësore gastrointestinale me cagrilintide dhe semaglutide sesa pjesëmarrësit që morën placebo dhe semaglutide.
Lloji i dytë më i zakonshëm i ngjarjeve anësore ishte reagimi në vendin e injektimit (n = 72), sado që ishte i butë dhe jo i varur nga doza e cagrilintidit. Në javën e 20-të, ndryshimet në peshën e trupit me cagrilintide 1.2 dhe 2.4 mg dhe semaglutide ishin më të mëdha sesa me placebo dhe semaglutide dhe me cagrilintide 4.5 mg dhe semaglutide në krahasim me placebo dhe semaglutide, dhe të gjitha rezultatet arritën një rëndësi statistikore.

"Trajtimi me cagrilinitide në të gjitha dozat e testuara në kombinim me semaglutide 2.4 mg në përgjithësi tolerohej mirë, me një profil të pranueshëm sigurie. Kombinimi i 1.2 ose 2.4 ose 4.5 mg cagrilintide dhe semaglutide rezultoi në rënie më të madhe në peshë sesa vetëm semaglutide", përfundojnë autorët.


Lancet 2021. Doi: 10.1016/S0140-6736(21)00845-X
https://doi.org/10.1016/S0140-6736(21)00845-X 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC