Farmaci

kor272021

Statinat te të rriturit e shëndetshëm. Zakonisht, raport i favorshëm mes përfitimeve dhe rreziqeve

Sipas një studimi të botuar në BMJ, statinat te pacientët pa histori të sëmundjeve kardiake lidhen me një shtim të lehtë të rrezikut të efekteve anësore, megjithatë të papërfillshme krahasuar me përfitimet e mundshme në drejtim të parandalimit kardiovaskular. "Statinat, të përdorura gjerësisht për të parandaluar sëmundjet kardiake, lidhen me ngjarje të rralla serioze, por shumë njerëz kanë frikë nga efekte të lehta të tilla si dobësia muskulare dhe ngurtësia", thotë bashkautori James Sheppard, profesor në Universitetin e Oksfordit, duke shtuar se përfitimet te pacientët kardiopatikë tejkalojnë shumë rrezikun e efekteve muskulare, por kur statinat përdoren nga njerëz pa histori kardiopatish, raporti mes përfitimeve dhe rreziqeve mund të jetë më pak i favorshëm, megjithëse udhëzimet e fundit rekomandojnë përdorim më të gjerë të statinave në parandalimin primar.

Kështu, një ekip studiuesish nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja vendosën të shqyrtonin lidhjet  midis statinave dhe ngjarjeve anësore te të rriturit pa histori të sëmundjeve kardiake dhe se si ato ndryshojnë në bazë të llojit dhe dozës së statinave. Bazuar në këto supozime, një ekip studiuesish britanikë dhe amerikanë verifikuan korrelacionin midis statinave dhe ngjarjeve anësore te të rriturit pa histori të sëmundjeve kardiake, në një metaanalizë që përfshinte 62 studime me përzgjedhje rastësore, me 120,456 pjesëmarrës (mosha mesatare 61; 40% gra), që u ndoqën për një mesatare prej 3.9 vjetësh.
Duke vepruar kështu, studiuesit zbuluan se statinat shoqëroheshin me një rrezik lehtësisht të shtuar për dhimbje muskulare të vetëraportuara, por jo me çrregullime muskulare apo me diabet të konfirmuar klinikisht. Analiza sipas llojit të statinës tregon se atorvastatina, lovastatina dhe rosuvastatina ishin të shoqëruara me disa ngjarje anësore, por ndryshimet e rëndësishme midis statinave ishin të pakta. "Ne kemi vërejtur një marrëdhënie modeste të lidhjes dozë-përgjigje mes atorvastatinës dhe funksionit hepatik, por marrëdhënia dozë-përgjigje mes efekteve anësore dhe statinave të tjera nuk ishte e rëndësishme, duke sugjeruar që për momentin nuk është e nevojshme të përshtaten dozat e statinave kur niset trajtimi", përfundon Sheppardi, duke këshilluar gjithsesi monitorimin rutinë të funksionit hepatik edhe në parandalimin primar.


BMJ 2021. Doi: 10.1136/bmj.n1537
http://doi.org/10.1136/bmj.n1537 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC