Farmaci

maj312021

Antitrupi i ri monoklonal, kundër leucemisë limfoblastike akute

Sipas një studimi të botuar në "Journal for ImmunoTherapy of Cancer", një antitrup i ri monoklonal i humanizuar mund të njohë leuceminë limfoblastike akute të tipit T dhe të aktivizojë përgjigjen imune të trupit. "Disa vjet më parë, në laboratorët tanë, ne zbuluam një shënjestër të re antigjenike të shprehur posaçërisht nga qelizat akute të leucemisë aktive të tipit T, të quajtur UMG1 dhe mbi të gjeneruam një antitrup të ri monoklonal të humanizuar dhe derivatin e tij inxhinierik me specificitet të dyfishtë, të quajtur Bispecific T. Cell Engager (BTCE), i aftë të aktivizojë një përgjigje të fuqishme imunitare citotoksike", shpjegon Pierfrancesco Tassone, shef i Njësisë së Onkologjisë Mjekësore në Universitetin Magna Graecia të Katanzaros, autor kryesor i studimit.

"Ky është një agjent i ri shumë premtues terapeutik për trajtimin e leucemive pediatrike dhe të të rriturve të tipit T, me zhvillim klinik në afat të shkurtër", shton ai. Studiuesit kanë gjeneruar nga molekula UMG1 një antitrup monoklonal bispecifik që mund ta bëjë funksionin citotoksik të UMG1 më tërheqës, duke tërhequr limfocitet T për të synuar qelizat tumorale dhe duke shkaktuar kështu një efekt të fortë antitumor. Ata më pas vlerësuan efikasitetin e UMG1 dhe BTCE të tij në modelet e miut. Studimi tregoi që antitrupi monoklonal në mënyrë specifike njeh mbi 80% të pacientëve me një nëntip të leucemisë limfoblastike akute të tipit T, si dhe shkatërron qelizat e leucemisë përmes qelizave natural killer.

Në këtë studim të udhëhequr nga Universiteti i Katanzaros, ka bashkëpunuar Qendra e Kërkimit Tettamanti e Monzës dhe qendra të tjera italiane dhe ndërkombëtare. Punimi është mbështetur nga përshpejtuesi i projekteve bioteknologjike Biovelocita dhe nga Shoqata Italiane për Kërkimet mbi Kancerin, nga Fondacioni Alessandro Maria Zancan "GrandeAle Onlus" dhe nga TRANSCAN-2, Fondacioni Rajonal për Kërkime Biomjekësore.

 

Journal for ImmunoTherapy of Cancer 2021. Doi: 10.1136/jitc-2020-002026
http://dx.doi.org/10.1136/jitc-2020-002026 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC