Farmaci

maj62021

Diabeti gjestacional. Duhet treguar kujdes me përdorimin e probiotikëve në shtatzëni

Përmes të dhënave që kanë dalë nga 6 studime me përzgjedhje rastësore dhe të kontrolluara me placebo, nuk ka qenë e mundur të identifikohet qartë efekti i probiotikëve në rrezikun e diabetit melit gjestacional (GDM), por ka prova që sugjerojnë shtimin e rrezikut për preklampsi.
"Duke marrë në konsideratë rrezikun e dëmtimit dhe përfitimin e ulët që është vënë re, ftojmë të tregohet kujdes me përdorimin e probiotikëve gjatë shtatzënisë", shkruajnë Sarah J Davidson (Royal Brisbane & Women's Hospital në Australi) dhe bashkëpunëtorët e saj në artikullin e publikuar në "Cochrane Database of Systematic Reviews".

Dihet se probiotikët janë një mjet për ndryshimin e mikrobiomës së zorrëve, shpjegojnë autorët, por është e paqartë se si mund të ndikojë përdorimi i tyre në mjedisin metabolik gjatë shtatzënisë. Më tej, autorët analizuan të dhënat që vinin nga studime me përzgjedhje rastësore të kontrolluara me suplemente probiotike më vete, ose në kombinim me ndërhyrje farmakologjike, ose jofarmakologjike për parandalimin e GDM-së, duke përditësuar një përmbledhje të vitit 2014. Nga 7 studime me 1,647 pjesëmarrës, 2 ishin kryer me gratë në mbipeshë ose obeze, 2 me gra obeze dhe 3 me gra, përzgjedhja e të cilave nuk kishte lidhje me peshën. Nga analiza e 6 studimeve që vlerësuan rrezikun e GDM-së, me 1,440 pjesëmarrës, u zbulua se nuk është e sigurt nëse probiotikët kanë ndonjë efekt në rrezikun për GDM, krahasuar me placebon, për shkak të heterogjenitetit dhe intervaleve të gjera të besimit. (IC)
U vu re se probiotikët shtojnë rrezikun e preklampsisë dhe mund të rrisin atë të çrregullimeve hipertensive në shtatzëni, megjithëse në rastin e fundit, IC-të treguan edhe se probiotikët mund të mos kenë asnjë efekt. Për më tepër, duket se përdorimi i probiotikëve sjell pak ose aspak ndryshim në rrezikun për operacion cezarian dhe në shëndoshjen e të porsalindurve dhe ndoshta pak ose aspak ndryshim në shtimin e peshës gjatë shtatzënisë dhe në incidencën e lindjes së fëmijëve të mëdhenj për moshën gjestacionale. Nga ana tjetër, nuk është vënë re efekt në vdekshmërinë perinatale, në një masë të morbiditetit neonatal të përbërë apo mbi hipogliceminë neonatale.

Efekti i dukshëm i probiotikëve në preklampsi meriton një konsideratë të veçantë. Aktualisht po zhvillohen tetë studime dhe ne sugjerojmë që këto studime t'i kushtojnë vëmendje të veçantë ndjekjes dhe ekzaminimit të efektit në preklampsi dhe çrregullimeve hipertensive në shtatzëni. Për më tepër, duhet të merret parasysh fiziologjia e mundshme themelore e marrëdhënies midis probiotikëve dhe rrezikut të preklampsisë", përfundojnë autorët.


Database of Systematic Reviews 2021. Doi: 10.1002/14651858.CD009951.pub3.
https://doi.org/10.1002/14651858.CD009951.pub3


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC