Farmaci

shk162021

Covid-19. Ja, si mund ta reduktojnë antikoagulantët rrezikun e vdekjes

Sipas një studimi të botuar në "British Medical Journal", pacientët të cilëve u jepen antikoagulantë me qëllim profilaktik brenda 24 orëve nga shtrimi në spital për Covid-19 kanë më pak të ngjarë të vdesin sesa ata që nuk i marrin. "Disa vdekje besohet se ndodhin për shkak të mpiksjes së gjakut në venat kryesore dhe në arterie. Antikoagulantët parandalojnë formimin e masave të mpiksura dhe kanë veti antivirale e potencialisht, antiinflamatore, kështu që mund të jenë veçanërisht efikasë, por rezultatet e studimeve të mëparshme nuk kanë qenë përfundimtare", shpjegon Christopher Rentsch (Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe Departamenti Amerikan i Çështjeve të Veteranëve), autori kryesor i studimit.

Për t'u thelluar në këtë temë, studiuesit vlerësuan efektin e antikoagulantëve të administruar menjëherë pas shtrimit në spital mbi rrezikun e vdekjes dhe gjakderdhjes së rëndë midis pacientëve me Covid-19. Ata analizuan të dhënat e 4,297 pacientëve me moshë mesatare 68 vjeç, të shtruar në spital në periudhën 1 mars-31 korrik 2020 dhe morën në konsideratë faktorë të tjerë potencialisht të rëndësishëm, përfshirë moshën, etninë, patologji të mundshme paraekzistuese, barnat e marra, pesha dhe duhanpirja.
Më tej, ekspertët ndoqën këta pacientë për të identifikuar vdekjet ose gjakderdhjen e rëndë brenda 30 ditëve nga shtrimi në spital. Një numër i përgjithshëm prej 3,627 (84,4%) pacientësh morën terapi profilaktike antikoagulante brenda 24 orëve nga shtrimi dhe janë verifikuar 622 vdekje (14,5%) brenda 30 ditësh. Vdekja në 30 ditë ndodhi te 14.3% e atyre që morën antikoagulantë profilaktikë krahasuar me 18.7% të atyre që nuk morën, me një reduktim relativ të rrezikut deri në 34% dhe rënie absolute të rrezikut prej 4.4%. Ky përfitim duket se është më i madh mes pacientëve që nuk pranohen në terapinë intensive brenda 24 orëve nga shtrimi në spital. Terapia antikoagulante profilaktike nuk është lidhur me një rrezik në rritje për gjakderdhje të rëndë. Rezultatet mbetën të pandryshuara edhe pas analizave të mëtejshme; megjithatë, studiuesit pranojnë që, për shkak të natyrës vëzhguese të studimit, vetëm provat e mëtejshme të rastësishme do të heqin çdo dyshim në lidhje me këtë përdorim të antikoagulantëve.

 

BMJ 2021. Doi: 10.1136/bmj.n311
http://dx.doi.org/10.1136/bmj.n311


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC