Farmaci

dhj232020

Alopecia. Njohja e shkakut të rënies së flokëve dhe këshilla e farmacistit mbi trajtimin

Rënia e flokëve është një problem shumë i zakonshëm, që prek 50% të grave e 80% të burrave dhe mund të jetë manifestim i një sërë sëmundjesh. Për pacientin, alopecia është burim shqetësimi dhe ankthi të rëndë. Alopecitë klasifikohen në jo cikatriciale dhe cikatriciale. Gjatë vlerësimit të llojit të sëmundjes, është e nevojshme të merret në konsideratë përfshirja e të gjitha zonave me qime (përfshirë mjekrën, vetullat dhe qerpikët), prania e lezioneve të lëkurës në pjesën tjetër të trupit dhe prania e simptomave sistemike.

 

Dalloni llojin e alopecisë

Alopecitë pa cikatrice nuk shkaktojnë rënie të përhershme dhe të pakthyeshme të flokëve dhe janë shkaku më i shpeshtë i alopecisë. Ndër më të zakonshmet është telogen effluvium, një humbje e përhapur e flokëve zakonisht për shkak të stresit të rëndë psikologjik ose fizik. Zakonisht, fenomeni ndodh 2-3 muaj pas ngjarjes stresuese dhe mund të jetë e dobishme që pacienti t'i nënshtrohet një trichograme.
Nga ana tjetër, alopecia areata është një humbje lokale e flokëve, që zakonisht manifestohet në formë njollash të rrumbullakosura në lëkurën e kokës dhe në shumicën e rasteve, fenomeni shërohet spontanisht.
Alopecia androgjenetike është tullacllëku klasik, prek 70% të burrave, por është gjithnjë e më e zakonshme edhe te gratë (40%), veçanërisht në menopauzë dhe si rezultat i çekuilibrave hormonalë. Alopecia cikatriciale është humbja e pakthyeshme e flokëve, në të cilën folikuli polifer zëvendësohet nga indi fibroz cikatricial. Këto patologji duhet të adresohen gjithmonë te dermatologu sepse kërkojnë terapi specifike dhe mund të jenë shenjë e sëmundjeve sistemike.

Në telogen effluvium, rënia e flokëve është e përhapur; në alopecia areata humbjet, të lokalizuara në zona të rrumbullakëta, karakterizohen nga prania e flokëve "si pikëçuditëse" kur vlerësohen me dermatoskop. Në disa raste, kjo formë mund të përhapet në të gjithë lëkurën e kokës dhe në qimet e pjesëve të tjera të trupit. Alopecia androgjenetike, tullacllëku klasik, te meshkujt lokalizohet në zonën fronto-temporale ose në majën e kokës, ndërsa te gratë, tenton të rrallojë vijën e përparme të flokëve. Forma më e njohur e alopecisë cikatriciale, e quajtur "centrifugale qendrore", karakterizohet nga lëkura e errët, me alopecinë që fillon nga maja, për t'u zgjeruar në mënyrë centrifugale. Alopecia "fibroze frontale" prek linjën ballore dhe fronto-temporale.

 

Këshillat e farmacistit për mjekim

Në rastin e alopecisë androgjenetike, terapia përfshin përdorimin e minoxidilit, një përbërje kimike në formë locioni ose shkume, për t'u aplikuar çdo ditë. Te burrat, kjo terapi mund të kombinohet me finasterid oral. Rastet e alopecisë cikatriciale kërkojnë terapi specifike që vendosen nga dermatologu.

 

Alessandra Margreth
(Shkëputur nga "Inquadramento clinico e gestione dei disturbi minori in farmacia", nën kujdesin e Corrado Giua Marassi, Botimet Edra)


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC