Farmaci

nën192020

Antibiotikët. ECDC: Konsumi dhe rezistenca ende të larta në Evropë

Rezistenca ndaj antibiotikëve mbetet një nga problemet kryesore të shëndetit publik në Evropë. Konsumi i këtyre barnave në vitin 2019 mbeti thelbësisht i qëndrueshëm (-0,4%) krahasuar me vitin 2018, por shënon një rënie mesatare të përgjithshme prej 1.5%, krahasuar me vitin 2010. Italia është ende ndër konsumatorët kryesorë, por regjistron një rënie prej 1.5%, në një vit. Shqetësuese është nga ana tjetër, rritja e rezistencës për disa antibiotikë të linjës së fundit, si vancomycina, e cila u dyfishua në periudhën 2015-2019. Këtë e bën të ditur Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), me rastin e javës evropiane të ndërgjegjësimit mbi antibiotikët, nga 18 deri më 24 nëntor.

Konsumi mesatar i antibiotikëve në Bashkimin Evropian është 19.4 doza për 1000 banorë në ditë, me luhatje të forta që variojnë nga 9.5 doza në Holandë, në 34.1 në Greqi. Në nivel të përgjithshëm, si në spital, ashtu edhe në komunitet, nuk u vunë re kulme domethënëse në përdorim, përveç shtimit të polimiksinës në spital, në periudhën 2010-2019. Në popullsi, ECDC-ja raporton një rënie të konsumit të antibiotikëve në periudhën 2010-2019 në 12 vende, përfshirë Italinë (e cila kaloi nga 24.7 doza në vitin 2010, në 21.7 doza në 2019-ën), së bashku me Austrinë, Belgjikën, Danimarkën, Finlandën, Gjermaninë, Luksemburgun, Norvegjinë, Slloveninë, Spanjën dhe Suedinë, ndërsa u rrit në 6 vende (Bullgari, Greqi, Islandë, Irlandë, Letoni dhe Poloni).

Në vitin 2019, më shumë se gjysma e baktereve E. coli dhe një e treta e K. Pneumonie të izoluara ishin rezistente ndaj të paktën një antibiotiku. Vlerat më të ulëta të rezistencës u raportuan në vendet e Evropës Veriore, ndërsa më të lartat, në Jug dhe në Lindje.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC