Farmaci

tet302020

Karcinoma prostatike. Dy barna gjenerike rrisin efektivitetin e docetakselit

Acidi valproik, një antiepileptik dhe simvastatina, bar kundër kolesterolit të tepërt, të dyja barna gjenerike, kur përdoren së bashku me docetakselin, ofrojnë rezultate të kënaqshme në pacientët me kancer prostate, rezistent ndaj kastrimit (mCRPC). Këtë e raportojnë studiuesit e Institutit të Tumoreve në Napoli, të udhëhequr nga Alfredo Budillon dhe Francesca Bruzzese, në një studim të botuar në "Journal of Experimental & Clinical Cancer Research".

"Pavarësisht disa qasjeve të reja terapeutike që kanë përmirësuar mbijetesën, kanceri metastatik i prostatës, rezistent ndaj kastrimit mbetet një sëmundje e pashërueshme", shpjegon Federica Iannelli, autore kryesore e punimit. Grupi i punës vlerësoi efektin sinergjik antitumor në linjat qelizore të kancerit të prostatës PC3, 22Rv1, DU145, DU145R80, LNCaP dhe në qelizat epiteliale normale të prostatës në PNH, in vitro dhe in vivo. Ekspertët zbuluan se kombinimi i acidit valproik me simvastatinën ishte në gjendje të bllokonte veprimin e onkogjenit Yap, aktivizimi i të cilit dihet se është i lidhur me kimio-rezistencën. Autorët më pas hetuan nëse qasja e kombinuar mund të fuqizojë docetakselin, i cili përfaqëson një standard të kujdesit në trajtimin e mCRCP-së. Duke vepruar kështu, ata kanë qenë në gjendje të tregonin, si në modelet in vitro, ashtu edhe në ato in vivo, aftësinë e kombinimit të acidit valproik/simvastatinës për të sensibilizuar qelizat mCRPC me docetaksel dhe për të kthyer rezistencën ndaj vetë docetakselit, duke modifikuar rrugën e mevalonatit me boshtin YAP.

"Ne besojmë se përparimi i mCRPC-së dhe rezistenca terapeutike e shkaktuar nga aktivizimi i YAP-it mund të adresohen nga ripërdorimi i kombinuar i barnave gjenerike dhe të sigurta", thonë studiuesit. Grupi i punës së shpejti do të nisë një eksperiment klinik për të testuar këtë kombinim të barnave te pacientët me kancer metastatik të prostatës, i cili është i mundur shpejt, pasi të dyja barnat kanë qenë në përdorim për vite të tëra, me doza shumë të ngjashme me ato të nevojshme.

 

J Exp Clin Cancer Res 2020. Doi: 10.1186/s13046-020-01723-7


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC