Farmaci

tet12020

Aspirina me dozë të ulët. Vlerësohet efikasiteti në parandalimin primar kardiovaskular

Aspirina me dozë të ulët mund të jetë një mundësi për parandalimin primar të sëmundjes kardiovaskulare (CVD) te pacientët me sëmundje reumatike sistematike autoimune. Këto janë konkluzionet e një artikulli shqyrtues të botuar në revistën "Rheumatology", nënshkruar nga Serena Fasano (Njësia e Reumatologjisë e Universitetit të Kampanias në Napoli) dhe kolegët e saj. "Ndonëse njihet dobia kardiovaskulare e aspirinës në parandalimin sekondar, ajo nuk është në parandalimin primar", shkruajnë autorët, duke shpjeguar se qëllimi i rishikimit të tyre ishte të bënte një vlerësim të efikasitetit të aspirinës me dozë të ulët në parandalimin e CVD-së primare të një numri të sëmundjeve reumatike sistematike autoimune, gjendje në të cilat rritet rreziku për CVD.

"Të dhënat në dispozicion nuk janë të një cilësie të lartë dhe nuk japin konkluzione përfundimtare" nënvizojnë autorët, të cilët për tetë vjet kanë ndjekur 167 pacientë me lupus eritematoz sistemik (SLE) pa ngjarje të mëparshme kardiovaskulare, të cilëve u është përshkruar dozë e ulët e aspirinës (100 mg) në vizitën e parë. "Frekuenca e ngjarjeve kardiovaskulare ishte më e ulët në grupin e aspirinës, krahasuar me mungesën e hemorragjive të mëdha, megjithëse shifra mund të varet nga mosha relativisht e re e pjesëmarrësve dhe përdorimi rutinë i frenuesve të pompës protonike", vazhdon Fasano, duke specifikuar që shtimi i mëtejshëm i hidroksiklorokinës ishte i shoqëruar me ulje të mëtejshme të ngjarjeve kardiovaskulare.

"Nuk ka dyshim se në shumë sëmundje reumatike, rreziku për CVD është rritur në krahasim me popullatën e përgjithshme, siç dëshmohet nga studime të shumta", komenton Michael Nurmohamed (Qendra për Reumatologji dhe Imunologji në Amsterdam), i cili nuk ishte i përfshirë në studim. Më tej, ai shton: "Sidoqoftë, sot, aspirina nuk rekomandohet në artropatitë inflamatore në parandalimin primar të CVD-ve, për shkak të mungesës së studimeve të duhura".
Në këtë drejtim, eksperti shton se një task forcë e EULAR-it [Liga Evropiane Kundër Reumatizmit] po zhvillon udhëzime specifike mbi temën e studimit nga Fasano dhe kolegët e tij, ku do të rivlerësohet përdorimi i aspirinës. "Udhëzimet e reja do të marrin parasysh cilësinë metodologjike të studimeve të kryera dhe do të japin mundësi për një përdorim më të synuar të aspirinës, në praktikën e përditshme klinike".

 

Rheumatology 2020. Doi: 10.1093/rheumatology/keaa335
http://dx.doi.org/10.1093/rheumatology/keaa335


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC