Farmaci

sht112020

Diarreja akute te fëmijët dhe foshnjat. AIFA: kufizim i përdorimit të diosmektitit

Shënim nga AIFA: përdorimi i kufizuar i diosmektitit për trajtimin e diarresë akute te fëmijët nën moshën dy vjeç. Nuk indikohet më në këtë grupmoshë.

Përdorimi pediatrik i diosmektitit për trajtimin e diarresë akute te foshnjat dhe fëmijët nën moshën dy vjeç është kufizuar si masë paraprake dhe nuk indikohet më në këtë grupmoshë. Kjo u bë e ditur në një shënim të Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA) e cila "synon të tërheqë vëmendjen për një informacion të ri të rëndësishëm", duke kujtuar se bari "nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji".

Komunikimi u shpërnda në marrëveshje me kompaninë Ipsen Consumer HealthCare Srl. "Mbi bazën e rekomandimeve ndërkombëtare, kohët e fundit është kryer një rishikim i të dhënave në lidhje me përmbajtjen e papastërtive elementare në medikamentin Diosmectal (diosmektit), për të verifikuar rrezikun e mundshëm të ekspozimit ndaj disa papastërtive elementare, mes të cilëve plumbit, pas administrimit afatshkurtër dhe afatgjatë të barit te të rriturit dhe fëmijët. Ky rishikim nuk zbuloi ndonjë shqetësim aktual në lidhje me sigurinë.
Sidoqoftë, si masë paraprake, u konsiderua e këshillueshme të kufizohet përdorimi i diosmektitit, për trajtimin e diarresë akute, duke nisur nga mosha 2 vjeç. Të njëjtat kufizime janë zbatuar në vendet e tjera evropiane dhe janë në përputhje me udhëzimet që, për trajtimin e diarresë akute te të sapolindurit dhe te fëmijët nën moshën 2 vjeç, rekomandojnë, si trajtim të linjës së parë, përdorimin e solucioneve rehidratuese orale.

Për më tepër, që nga momenti që nuk ka të dhëna të mjaftueshme në dispozicion për të konfirmuar që përdorimi i Diosmectalit është i sigurt, rekomandohet që medikamenti të mos përdoret gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC