Farmaci

kor202020

Dopingu nga integratorët e kontaminuar dhe të bërë vetë. AME: Të rinjtë janë më të rrezikuar

Në verë, përdorimi i produkteve për shitje në internet ose të vëna në dispozicion në palestra rritet, me qëllim rënien në peshë, përmirësimin e mirëqenies dhe performancat. Në të vërtetë, ato përmbajnë substanca dopingu, steroide anabolike, diuretikë dhe amfetamina: një përbërje e rrezikshme, ndaj së cilës janë më të ekspozuar të rinjtë. Shoqata Italiane e Endokrinologëve (AME) ka dhënë alarmin, duke i ftuar të rinjtë "të mos mahniten nga rrugët e shkurtra që vetëm në mënyrë iluzive mund të përmirësojnë mirëqenien dhe performancat e tyre".

Një shënim nga AME thekson se në këto produkte që gjenden jashtë kanaleve zyrtare, mund të ketë "substanca të licencuara, si kreatina dhe arginina, por jo rrallë mund të gjejmë edhe steroide anabolike, diuretikë, madje edhe amfetamina. Në sezonin e nxehtë ka një bum të vërtetë të përgatitjeve të dyshimta galenike dhe "integratorëve" të diskutueshëm. Në ueb dhe në palestra, gjetja e produkteve që përmbajnë substanca dopingu është më e lehtë nga ç'mendohet".
Përveç kësaj, vihet në dukje edhe një aktivitet i përgatitjes  në shtëpi: "Ka nga ata që kënaqen me përgatitjen e tyre në shtëpi, duke bërë punën e kimistit. Moda e integratorëve apo e produkteve të bëra vetë, po bëhet gjithë e një popullore dhe, pikërisht në verë, ajo arrin kulmin e saj, me pasoja potencialisht të rënda shëndetësore. Në disa raste, pa e ditur, njerëzit mund të përdorin substanca dopingu që janë edhe vdekjeprurëse".

"Përdorimi i substancave për të përmirësuar imazhin e trupit dhe performancën fizike, raporton Francesca Delle Cese (Njësia e Endokrinologjisë në Poliklinikën "A. Gemelli", Irccs, Romë), daton që në edicionet e para të Lojërave Olimpike. Fatkeqësisht, me kalimin e kohës, kjo praktikë nuk ka humbur, por është përhapur mes sportistëve tanë të rinj dhe të vjetër, por mbi të gjitha midis sportistëve amatorë ose, më thjeshtë, mes atyre që duan të jenë krejt ndryshe nga ç'shohin në pasqyrë, duke përdorur rrugën më të shkurtër". Për më tepër, për dallim nga dopingu në sportet konkurruese, mbi të cilin ka vigjilencë aktive, "konsumi i tepruar i barnave dhe integratorëve në sportet dhe palestrat amatore është i vështirë për t'u monitoruar dhe kjo e bën atë jashtëzakonisht të rrezikshëm". Kontrollet e dopingut të kryera në vitin 2018 në 141 ngjarje sportive amatore, zbuluan kanabinoide në 33.3%, agjentë anabolikë në 26.7% dhe stimulues në 25% të rasteve. Sipas të dhënave të paraqitura në Kongresin e 18-të të Shoqatës Italiane të Toksikologjisë, substancat më të rrezikshme që përdoren në palestra janë anabolizues në 27% të rasteve dhe stimulues (kokainë, ekstazi, amfetaminë, efedrinë) në 49% të rasteve. Përveç kësaj, ekziston gjithashtu një abuzim me proteinat dhe integratorët që kanë në bazë aminoacide në 36% dhe substancave me veti dobësimi në 11%. Në 36% të kohës ato blihen në internet dhe 10% shiten nën sportel në palestër".

Ekspertja thekson se "të gjitha substancat janë potencialisht toksike në varësi të dozës së principit aktiv dhe/ose të varësi të produktit të transformimit. Format më të përdorura të integratorëve janë: shufrat dhe pluhuri proteinik (66%), pasuar nga pije sportive izotonike (49%), kreatinë (38%), pije për marrjen e vetes pas aktivitetit (35%), multivitamina (31%) dhe vitamina C (25%)". Ekziston gjithashtu një rrezik i kontaminimit të produktit: "Studime të shumta kanë treguar praninë e substancave të tjera, të cilat nuk janë parashikuar në përbërjen e produktit (siç janë anabolizantët dhe efedrina, të dyja të përfshira në listën e substancave që konfigurohen si doping). Shkaqet e ndotjes janë të dy llojeve kryesore: ndotja ndërkryqëzuese (shkelje pa dashje gjatë procesit të prodhimit të produktit) dhe ndotje e qëllimshme". Dhe rreziqet për shëndetin janë të ndryshme: nga insuficienca renale deri në hipotension, sinkopë, dehidrim.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC