Farmaci

kor62020

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë mbyll zyrat. Një anëtar rezulton me Covid-19

Gjatë ditës së djeshme, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka njoftuar përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, se një anëtar i institucionit ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
Institucioni bën me dije se për disa ditë, zyrat do të qëndrojnë të mbyllura dhe të gjitha shërbimet do të kryhen online. Ja, statusi i plotë i UFSH-së:


"Të nderuar kolegë,
Ju bëjmë me dije se një nga anëtarët e stafit tonë, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Në zbatim të protokollit të miratuar dhe në pritje të kryerjes së testimit për të gjithë stafin, zyrat do qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë. Të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online.

Duke ju kërkuar të vazhdoni të respektoni maksimalisht masat për parandalimin e përhapjes së COVID - 19, në mbrojtje të shëndetit tuaj, familjarëve dhe popullatës që i shërbeni, ju urojmë të gjithëve punë të mbarë!"


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC