Farmaci

pri142020

Coronavirusi. Të dhëna inkurajuese nga Remdesiviri te pacientët në gjendje të rëndë

Shtohen shpresat mbi efikasitetin e Remdesivirit në trajtimin e pacientëve me Covid-19, në gjendje të rëndë, por të dhënat (që dalin nga një studim shumë i vogël i kryer në SHBA dhe Evropë për 53 pacientë në gjendje të rëndë), ende konsiderohen të pamjaftueshme për të nxjerrë përfundime.

Pacientët, të gjithë në gjendje të rëndë, e morën medikamentin vetëm në bazë të masave të jashtëzakonshme për përdorimin e dhembshur. Ky është një antiviral i studiuar për Ebolën, i cili ishte ndër të parët që u testua kundër Covid-19. Kështu, individët nuk ishin pjesë e një studimi të kontrolluar, që do të bënte krahasimin e efekteve të medikamentit me një produkt placebo.

Sidoqoftë, të dhënat janë domethënëse. Të gjithë pacientët (53 vetë) e analizuar kanë marrë Remdesivir për 10 ditë: pas 18 ditësh nga fillimi i trajtimit, 68% e tyre (36 vetë), treguan përmirësime të konsiderueshme. Nga 30 pacientë të lidhur me respiratorë artificialë, 17 ishin në gjendje të ndalonin përdorimin e tyre. Rreth gjysma e pacientëve kanë dalë nga spitali, ndërsa 13% vdiqën. Përqindja më e lartë e vdekjeve ka ndodhur mes atyre që tashmë ishin të detyruar të qëndronin të lidhur me respiratorin.
"Nuk mund të nxjerrim përfundime vendimtare nga këto të dhëna, por vëzhgimet e mbledhura në këtë grup pacientësh japin shpresa të mira", tha autori i raportit, Jonathan Grein, drejtor i departamentit të epidemiologjisë në Qendrën Mjekësore "Cedars-Sinai", Los Anxhelos, në një shënim të kompanisë Gilead, që prodhon medikamentin.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC