Farmaci

pri62020

Coronavirusi. A na mjaftojnë antimalarikët? Po mungojnë për pacientët në profilaksi

Përdorimi eksperimental i barnave antimalarike, të tilla si klorokina dhe hidroksiklorokina, për trajtimin e pacientëve me Covid-19 po vështirësohet për ata që i përdorin rregullisht, siç janë ata që vuajnë nga sëmundja reumatike, sipas një studimi të botuar nga katër studiues nga "Sapienza" në Romë, në "Annals of the Rheumatic Diseases".
Klorokina dhe hidroksilklorokina përdoret për trajtimin e 70% të pacientëve me lupus eritematoz sistemik dhe gjithashtu për artritin reumatoid e llojet të tjera të konektivitit, megjithëse në një masë më të vogël, duke qenë se tolerohen mirë, sidomos te të rinjtë.

Sipas ekspertëve, rezervat e këtyre barnave janë të kufizuara dhe nëse profilaksia në masë do të pranohet si një mundësi globale, do të duhet të shihet nëse furnizimet aktuale do të jenë të mjaftueshme. "Prej ditësh na vijnë kërkesa nga pacientë të cilët nuk i gjejnë më këto barna në farmaci. Ne u kemi thënë që të pakësojnë dozën, por ata nuk mund të mbeten pa barna, përndryshe rrezikojnë të mos e mbajnë sëmundjen nën kontroll. Këto barna duhet të garantohen për pacientët reumatikë tashmë nën trajtim, për të cilët dihet tashmë që janë efektive", thotë për shtypin Fabrizio Conti, bashkautor i letrës.

Në Kinë është bërë përpjekja për t'i përdorur këto barna, sepse kishin dhënë rezultate interesante në disa studime laboratorike gjatë epidemisë së SARS-it dhe tani studime të tjera in vitro dhe në një numër të kufizuar pacientësh kanë treguar se mund ta bllokojnë replikimin e virusit në gjashtë ditë.
Studiuesit thonë se, megjithëse duket premtues, efikasiteti i antimalarikëve kundër Covid-19 mbetet për t'u konfirmuar dhe kujtojnë se këto barna ekspozojnë edhe ndaj efekteve anësore serioze. Pyetja që lind është: A mund të jetë etik përdorimi i tyre pa pasur të dhëna nga studime të bazuara në prova dhe a është e arsyeshme t'i konsiderojmë ato si profilaksi primare të mundshme për njerëzit e shëndetshëm që jetojnë në rajone më të rrezikuara apo për ata që janë pozitivë ndaj virusit, por ende pa simptoma, duke pasur parasysh rreziqet shëndetësore që ata paraqesin?


Annals of the Rheumatic Diseases 2020. Doi: 10.1136/annrheumdis-2020-217367
https://dx.doi.org/10.1136/annrheumdis-2020-217367


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC