Farmaci

mar232020

EMA: Deklaratë mbi përdorimin e barnave antiinflamatore jo steroide për COVID-19

EMA është vënë në dijeni të sinjalizimeve, veçanërisht në media sociale, të cilat ngrenë shqetësime se marrja e barnave antiinflamatore jo steroide (FANS), të tilla si ibuprofeni, mund të përkeqësojnë sëmundjen nga coronavirusi (COVID-19).
Aktualisht, nuk ka asnjë provë shkencore që vendos një lidhje midis ibuprofenit dhe përkeqësimit të sëmundjes COVID-19. EMA po monitoron nga afër situatën dhe do të vlerësojë çdo informacion të ri që do të jetë në dispozicion për këtë çështje në kontekstin e pandemisë.

Në maj të vitit 2019, Komiteti i Sigurisë në EMA (PRAC), ka nisur një shqyrtim të barnave antiinflamatore jo-steroide ibuprofen dhe ketoprofen, pas një hetimi nga Agjencia Kombëtare Franceze për Sigurinë e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (ANSM) i cili sugjeroi se  infeksioni për shkak të varicelës dhe disa infeksione bakteriale mund të përkeqësohen nga këto barna. Në informacionet mbi produktin, të shumë barnave FANS, tashmë janë vendosur paralajmërime se efektet e barnave antiinflamatore jo steroide mund të maskojnë simptomat e përkeqësimit të infeksionit. PRAC-u po shqyrton të gjitha të dhënat në dispozicion për të verifikuar nëse janë të nevojshme masa shtesë.

Në nisjen e trajtimit të etheve apo të dhimbjes gjatë sëmundjes COVID-19, pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të marrin në konsideratë të gjitha opsionet e mundshme të trajtimit, përfshirë medikamentin acetaminophen dhe ato FANS. Çdo medikament ka përfitimet dhe rreziqet e tij, siç përshkruhen në informacionin e produktit dhe të cilat duhet të merren në konsideratë së bashku me udhëzimet evropiane, shumë prej të cilave e rekomandojnë paracetamolin si opsionin e parë të trajtimit të etheve dhe dhimbjes.
Në përputhje me udhëzimet kombëtare të trajtimit, pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të vazhdojnë të përdorin FANS (siç është ibuprofeni) siç raportohet në informacionin e aprovuar të produktit. Rekomandimet aktuale kërkojnë që këto barna të përdoren në dozën më të ulët efektive, për periudhën më të shkurtër të mundshme.

Pacientët që kanë ndonjë dyshim, duhet të kontaktojnë mjekun ose farmacistin e tyre. Aktualisht, nuk ka asnjë arsye për të ndaluar trajtimin e ibuprofenit, bazuar në sa më sipër. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për pacientët që marrin ibuprofen ose FANS-a të tjerë për sëmundje kronike.
Pas shqyrtimit të të dhënave të sigurisë së ibuprofenit dhe ketoprofenit, EMA thekson nevojën për të kryer menjëherë studime epidemiologjike, në mënyrë që të sigurojë provat e duhura për efektet e FANS-ave në prognozën e sëmundjes COVID-19. Agjencia po kontakton homologët e saj dhe është e gatshme të mbështesë në mënyrë aktive këto studime, të cilat mund të jenë të dobishme për rekomandime të ardhshme terapeutike.
Pasi të bëhet përfundimi i shqyrtimit të PRAC-ut, EMA do të sigurojë informacione të mëtejshme.


Burimi: AIFA


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC