Farmaci

mar22020

Alzheimeri i trashëguar. Dështojnë dy barnat e studiuara

Rezultatet e fazave 2 dhe 3 të studimit të DIAN-TU (Dominantly Inherited Alzheimer's Network-Trials Unit) kanë treguar se barnat e reja, gantenerumab (Roche) dhe solanezumab (Lilly) nuk e kanë arritur rezultatin kryesor te pacientët me sëmundjen e Alzheimerit (AD) autozomike mbizotëruese, në fazë fillestare. "Sëmundja e Alzheimerit mund të shfaqet herët, në moshën 30-65 vjeç, në një përqindje të vogël të rasteve, që vlerësohet të jetë rreth 6% të totalit. Gjenetikisht, transmetimi është mbizotërues autozomik, i shkaktuar nga mutacionet në kromozomet 21, 14 dhe/ose 1, që luajnë një rol në shpërbërjen e proteinave amiloide dhe formimin e pllakave amiloide", shpjegon Randall Bateman nga Universiteti i Uashingtonit, Misuri, bashkautor i studimit ndërkombëtar, i cili përfshiu gati 200 pjesëmarrës dhe që i vlerësoi dy përbërjet eksperimentale veç e veç.

"Fatkeqësisht, nga vlerësimet fillestare të të dhënave të mbledhura duket se asnjëra prej tyre nuk ngadalëson ndjeshëm rënien konjitive ose humbjen e kujtesës", shkruajnë studiuesit, të cilët megjithatë, do të vazhdojnë të analizojnë të dhënat nga rezultatet konjitive dhe klinike të DIAN-TU dhe janë ende në pritje të dozave të bioshënjuesve të ndryshëm. "Megjithëse barnat që vlerësuam ishin të pasuksesshme, eksperimentimi do të sigurojë njohuri të vlefshme për të kuptuar Alzheimerin", thotë Batemani.
Maria Carrillo, drejtore shkencore e Shoqatës Alzheimer, një nga financueset e eksperimentimit së bashku me Institutin Kombëtar mbi Plakjen, komenton: "Përballë rëndësisë së ulët të të dhënave të para, Shoqata Alzheimer pret me padurim një analizë më të plotë në konferencat e ardhshme shkencore".
Rebecca Edelmayer, drejtore e angazhimit shkencor të Shoqatës Alzheimer, pajtohet me Carrillon në pikën që, megjithëse rezultatet janë deri më tani zhgënjyese, të dhënat janë ende të dobishme përsa iu përket njohurive të reja. "Ndërsa është e vështirë të merren lajme të tilla, jam e sigurt se studimi do të sigurojë informacione të vlefshme, sapo të jemi vërtet në gjendje të mbledhim të gjitha të dhënat", përfundon Edelmayer.


Seminal, Highly Anticipated Alzheimer'sTrial Falters - Medscape - Feb 11, 2020.
https://www.medscape.com/viewarticle/925069


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC