Farmaci

jan282020

Pesëdhjetë barna që janë në përdorim, mund të kenë veti antitumorale

Rreth 50 barna të zhvilluara tashmë dhe që janë në përdorim për lloje të ndryshme sëmundjesh që nuk përfshijnë tumoret, mund të kenë veti antitumorale. Këtë e thotë një studim i publikuar në "Nature Cancer".
Një ekip studiuesish kontrolloi në mënyrë sistematike 4,518 molekula dhe përbërje në 578 linja qelizore që iu përkisnin 24 llojeve të ndryshme të kancerit, duke zbuluar se 49 barna jo antitumorale arritën të vrisnin disa qeliza tumorale, duke lënë të paprekura të tjerat. Midis këtyre ishin barnat e aprovuara tashmë nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave dhe tashmë të provuara të sigurta, duke përfshirë barnat për diabet, inflamacion, alkoolizëm dhe gjithashtu, për trajtimin e artritit te qentë.
Siç raportojnë studiuesit, "rezultatet treguan se barnat jo onkologjike kishin një normë befasisht të lartë të aktivitetit antitumoral".

Todd Golub, drejtor i Programit të Kancerit pranë Institutit të Kembrixhit, tha: "Para se të fillonim, ne menduam se do të ishim me fat po të gjenim edhe një përbërës të vetëm me veti antikancerogjene. Jemi vërtet të befasuar që gjetëm kaq shumë".

Disa përbërje, shpjegojnë autorët, kanë vepruar me mekanizma jo të zakonshëm, domethënë jo duke penguar një proteinë, por duke e aktivizuar atë dhe shumica e barnave që vranë qelizat kancerogjene e bënë këtë duke ndërvepruar me një objektiv molekular të panjohur më parë.
"Rezultatet janë shumë interesante sepse tregojnë veprimtari antikancerogjene të papritur, madje edhe të barnave jo antikancerogjene, shpjegon Stefania Gori, presidente e Fondacionit AIOM. Sidoqoftë, ky është një vlerësim laboratorik dhe rezultatet nuk janë aktualisht të përkthyera në praktikë klinike për pacientët tanë. Ky është vetëm fillimi i një fushe kërkimore që do të zhvillohet në të ardhmen për të vlerësuar mekanizmat e rinj dhe të papritur që mund të veprojnë kundër neoplazmave".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC