Farmaci

jan242020

Antibiotikorezistenca. OBSH: Nga barnat në zhvillim, vetëm disa janë të dobishme

Në botën e 60 terapive të reja, 50 antibiotikë dhe 10 barna biologjike, aktualisht në fazën klinike të zhvillimit dhe që për këtë arsye, duhet të jenë në dispozicion brenda pak vjetësh, vetëm disa do të ndihmojnë për të luftuar infeksionet rezistente. Alarmi vjen nga dy raporte të OBSH-së, sipas të cilave është e nevojshme ndërhyrja e qeverive për të drejtuar investimet drejt këtij sektori.

Në vitin 2017, organizata publikoi një listë të patogjeneve prioritare që duhen adresuar për rritjen e rezistencës ndaj terapive ekzistuese, me 12 klasa bakteresh dhe tuberkulozin. Nga 50 antibiotikë në zhvillim, 32 synojnë një nga mikroorganizmat në listë, por ato sjellin vetëm përfitime të kufizuara.

Raporti nxjerr në pah një vonesë serioze në aktivitetin kundër Ndm-1, një variant gjenetik që i bën shumë baktere rezistente ndaj një spektri shumë të gjerë të barnave dhe kundër të cilit janë studiuar vetëm tre barna. Nëse ama, përqendrohemi në fazën paraklinike, ekzistojnë 252 molekula në studim, por të parat do të dalin në treg brenda të paktën dhjetë vjetësh.
"Është e rëndësishme, shpjegon Hanan Balkhy i OBSH-së, të përqendrohen investimet publike dhe private në zhvillimin e trajtimeve efektive kundër baktereve shumë rezistente, sepse ne po i mbarojmë opsionet".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC