Farmaci

jan72020

Në SHBA, viti 2020, nis me rritje të çmimit të barnave. Mbizotërojnë antikoagulantët dhe...

Dhjetëvjeçar i ri dhe rritje e re e çmimeve nga disa prej industrive kryesore farmaceutike amerikane. Sipas mediave përtej oqeanit, kompanitë kryesore kanë ngritur çmimet në listën e 50 produkteve, duke nisur që në fillim të vitit 2020, sipas kompanisë së kërkimit shëndetësor 3 Axis Advisors. Rritjet janë pothuajse të gjitha nën 10%, në një mesatare prej rreth 5-6%, megjithëse në javët në vijim mund të ketë rritje të mëtejshme.

Kjo rritje, gjithsesi është më e ulët se ajo e vitit 2019, e cila arrinte në 6,3%. Sidoqoftë, shumë ndërmarrje të Big Pharma-s kanë marrë përsipër të respektojnë kufirin vjetor prej 10%, në kuadër të debatit politik amerikan, që prej muajsh kritikon dhe diskuton mbi koston e terapive.
Bëhet fjalë, megjithatë - theksojnë analistët - për më shumë se dyfishin e nivelit vjetor të inflacionit të Shteteve të Bashkuara, i cili ishte në masën 2.1% për 12 muajt e mbyllur në nëntor 2019.

Një diskutim më vete meriton edhe tipologjia e barnave që i nënshtrohen rritjes së çmimeve: disa barna antitumorale novatore dhe antikoagulantë të përshkruar gjerësisht për pacientët në SHBA.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC