Farmaci

jan72020

Artriti reumatoid. Europa aprovon upadacitinibin

tags: BARNA, Artrit

Komisioni Europian ka aprovuar upadacitinibin për trajtimin e artritit reumatoid aktiv në gjendje mesatare/të rëndë te pacientët e rritur që i janë përgjigjur jo në mënyrën e duhur apo që kanë rezultuar intolerantë ndaj një apo më shumë barnave antireumatike që modifikojnë sëmundjen (DMARD, disease-modifying anti-rheumatic drug). Këtë e bën të ditur AbbVie, duke nënvizuar se Rinvoq (emri tregtar i medikamentit) është një inhibitor selektiv dhe rikthyes i Jak, që mund të merret një herë në ditë si monoterapi apo i kombinuar me metotreksaten (Mtx).

"Siç është vënë re gjatë një prej programeve të gjera të eksperimentimit klinik të fazës III mbi artritin reumatoid, nënvizon Luigi Sinigaglia, president i Shoqatës Italiane të Reumatologjisë, upadacitinibi ka treguar se përmirëson në mënyrë të dukshme shenjat dhe simptomat e sëmundjes dhe mund të ndihmojë një numër të madh pacientësh për të arritur remisionin klinik apo uljen e  aktivitetit të sëmundjes". Aprovimi europian është mbështetur nga të dhënat e programit global Select të fazës III mbi artritin reumatoid, që ka vlerësuar rreth 4400 pacientë me artrit reumatoid mesatare/të rëndë gjatë pesë studimeve regjistruese. Studimet kanë përfshirë vlerësime të efikasitetit, sigurisë dhe tolerueshmërisë në një spektër të gjerë pacientësh, përfshi ata te të cilët terapia kishte dështuar apo që ishin intolerantë ndaj barnave antireumatike biologjike që modifikojnë sëmundjen, pacientët naïvë ndaj Mtx apo që i ishin përgjigjur Mtx-së jo në mënyrën e duhur.

"Në Europë, thuajse 3 milionë njerëz bashkëjetojnë me artritin reumatoid, pjesa më e madhe e të cilëve nuk e arrin remisionin dhe vuan nga dhimbja, lodhja, ngurtësia muskulare në mëngjes dhe riakutizimet e sëmundjes, duke shfaqur një nevojë të dukshme klinike ende të pakënaqur për pacientët me një sëmundje të tillë", deklaron Annamaria Iagnocco, presidente e zgjedhur e EULAR (European League Against Rheumatism).


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC