Farmaci

nën222019

Vaksina universale për gripin, një e ardhme e afërt. Rezultatet e studimit...

Sipas një studimi të publikuar në "Lancet Infectious Diseases", një vaksinë universale kundër gripit mund të bëhet realitet në një të ardhme jo shumë të largët. "Ekziston një nevojë e paplotësuar, që është: të kesh një vaksinë që mbron gjerësisht nga të gjitha llojet e gripit. Ne i kemi përqendruar përpjekjet tona te hemaglutinina, një proteinë e pranishme në sipërfaqen e viruseve të gripit dhe që e drejton virusin në qelizat pritëse", shpjegojnë Peter Palese dhe Florian Krammer (Shkolla e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai), i cili drejtoi studimin.
"Hemaglutinina përbëhet nga një "kokë" shumë e ndryshueshme dhe nga një "këmbë" apo një "kërcell" që ndryshon pak nga shtami në shtam. Për këtë arsye, ne kemi dashur t'i testojmë vaksinat me bazë hemagglutininën kimerike (cHA) të destinuara të godasin këmbën e proteinës", shtojnë ata.

Në dy qendra amerikane, studiuesit vlerësuan regjime të ndryshme të vaksinimit me bazë cHA-në te të rritur të shëndetshëm, me përzgjedhje rastësore, për të marrë një nga tre llojet e vaksinave ose placebo. Regjimet e vaksinimit përfshinin një vaksinë të gjallë të zbutur me bazë hemaglutininën kimerike H8/1, të ndjekur nga një përforcues me një vaksinë inaktive jo adjuvante me bazë hemaglutinën kimerike H5/1, të njëjtën regjim, por me vaksinën inaktive adjuvante dhe një regjim me një vaksinë inaktive adjuvante cH8/1 të ndjekur nga një vaksinë inaktive adjuvante CI5/1.
Kështu, studiuesit zbuluan se vaksina inaktive shkaktoi një përgjigje të konsiderueshme të antitrupave pas dozës së parë, me një shtim të fortë të titujve të antitrupave kundër këmbëve, por kjo nuk ndodhi me vaksinën e gjallë të zbutur.

Të gjitha regjimet vaksinale kanë nxitur përgjigje të detektueshme nga antitrupat anti-këmbë pasi kanë marrë thirrjen. "Vaksina ka nxitur një përgjigje të gjerë antitrup që nuk ishte korrekte vetëm për virusin e gripit njerëzor që është tashmë në qarkullim, por edhe për nëntipat e virusit të gripit të shpendëve dhe të lakuriqit", konfirmojnë ekspertët.
"Ka qenë befasues zbulimi se formulimi inaktiv me adjuvant ka qenë në gjendje të nxitë një përgjigje anti-këmbë shumë të fortë pas dozës së parë dhe kjo ka sugjeruar se një vaksinim i vetëm mund të jetë i mjaftueshëm për të nxitur mbrojtjen kundër virusit të gripit", vazhdojnë ata.
Autorët nënvizojnë se këto rezultate janë ende të përkohshme dhe se studimi i plotë do të përfundojë në fund të vitit 2019.


Lancet Infectious Diseases 2019. Doi: 10.1016/S1473-3099(19)30393-7
https://doi.org/10.1016/S1473-3099(19)30393-7


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC