Farmaci

nën222019

FDA-ja aprovon indikacionin për përdorim të pompës së insulinës aspart me veprim të shpejtë

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) ka zgjeruar indikacionin e formulimit të shpejtë të insulinës aspart (Fiasp, Novo Nordisk) për përdorim në pompat e insulinës te të rriturit me diabet tip 1 ose tip 2. Në Fiasp, niacinamide (vitamina B3) i është shtuar insulinës aspart për të rritur shkallën e saj fillestare të përthithjes. Kështu, në përdorim gjatë vakteve, përgatitja duhet të administrohet në fillim të një vakti ose brenda 20 minutave nga fillimi i tij dhe duket se qarkullon rreth 2.5 minuta pas administrimit.

"Në SHBA, gjenden rreth 350,000 përdorues të pompës së insulinës dhe sipas udhëzimeve të pajisjes, Fiasp-i tani mund të përdoret me këto pajisje njësoj si insulina të tjera me veprim të shpejtë", tha Todd Hobbs, nënpresident dhe drejtor mjekësor i Novo Nordiskut SHBA, duke sqaruar se shtrirja e indikacionit për të përfshirë Fiaspin në pompat e insulinës bazohet në të dhënat nga ONSET 5, një studim shumëkombëssh me përzgjedhje rastësore dhe shumëqendror, i cili krahasoi efikasitetin dhe sigurinë e infuzionit të vazhdueshëm nënkutan të insulinës Fiasp me atë të insulinës aspart të rregullt (NovoLog/NovoRapid) te të rriturit me diabet të tipit 1. Fiaspi vazhdon të jetë i disponueshëm në tre opsione dozimi: një ampulë 10 ml, një stilolaps FlexTouch 3 ml dhe një fishek Penfill 3 ml për NovoPen Echo.

"Flakoni është aprovuar tashmë për përdorim në pompë dhe për injeksion të shumëfishtë ditor", thotë Hobbsi, duke shtuar se që nga hedhja e Fiaspit, komuniteti i pacientëve me diabet ka kërkuar vazhdimisht mundësinë e vënies në dispozicion të përdoruesve të rritur, të cilët janë në trajtim me pompa insuline.
"Ky përditësim i etiketave tani do t'u japë mundësi pacientëve të rritur ta përdorin Fiaspin në pompat e tyre, gjë që është një aspekt i rëndësishëm, pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për zgjedhjen e pacientëve dhe plotësimin e nevojave të pacientëve me diabet të tipit 1 dhe të tipit 2", përfundon drejtori mjekësor.


Novo Nordisk - Deklaratë për shtyp
https://www.novonordisk-us.com/media/news-releases.html?122974


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC