Farmaci

nën82019

Abuzimi me opioidet. Pas ndërprerjes, trefishohet rreziku për mbidozë

Pacientët që përballen me një reduktim drastik të dozave të analgjezikëve opioidë, kanë tre herë më shumë mundësi që të përballen me episode mbidoze, gjatë viteve në vazhdim. Në 572 pacientë me dhimbje kronike, 119 kanë vdekur për shkak të mbidozës, në periudhën pas ndërprerjes.
Studimi i publikuar në "Journal of General Internal medicine" ka ekzaminuar 572 pacientë me dhimbje kronike, që janë regjistruar në një regjistër kontrolli mbi përdorimin e opioideve. Për 344 prej tyre është ndërprerë përshkrimi i analgjezikëve; 187 kanë ndjekur kontrollet periodike nga mjeku. Gjatë periudhës së studimit, 119 pacientë, rreth 20% e numrit të përgjithshëm të ekzaminuar, ka vdekur për shkak të mbidozës.

Rezultatet janë shqetësuese, thotë Jocelyn James (Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit), pasi një ndërprerje e përshkrimeve (të nisura në vitin 2016, në vijim të publikimit të udhëzimeve të para nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) nuk është e mjaftueshme për të ngritur problemin e abuzimit dhe të mbidozave.
Rezultatet e një studimi të publikuar në "Journal of Substance Abuse Treatment", ecin në të njëjtin drejtim, duke nënvizuar se ndërprerja drastike e tyre (që ka ndodhur në gjysmën e pacientëve "me dozë të lartë" që janë ekzaminuar), me reduktimin në zero të dozave në ditë, është gjithashtu e rrezikshme.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC