Farmaci

tet222019

Kanabisi, mjet për të luftuar mbipeshën dhe diabetin. Pse literatura është ende kontradiktore

Ende nuk është e qartë nëse kanabisi mund të jetë një mjet për të luftuar mbipeshën dhe diabetin. "Nëse shikojmë literaturën epidemiologjike, zbulojmë se përdoruesit e kanabisit kanë peshë më të ulët trupore, norma më të ulëta të diabetit tip 2, të sëmundjeve metabolike dhe funksion më të mirë të insulinës", thotë Angela Bryan (Universiteti i Kolorados).

Ekzistojnë shumë prova kontradiktore, të cilave iu shtohet fakti që, duke qenë produkte të paligjshme në shumë shtete, kërkimi shpeshherë pengohet. Debati është i hapur si mes pacientëve në forume të ndryshme (reddit.com dhe diabetesdaily.com), ashtu edhe midis mjekëve dhe farmakologëve, të cilët, edhe për shkak të kurseve të pakta në dispozicion, së bashku me shpërndarësit kanë pak njohuri si për kanabisin, ashtu edhe për qindra kanabinoide (CB) që ai përmban (përfshirë tetrahidrocannabinolitet kryesore [THC] dhe kanabidiolin [CBD]), si për mënyrën se si bashkëveprojnë këto me sistemin endokanabinoid njerëzor, të zbuluar vetëm në fillim të viteve '90.
"Askush nuk e ka përcaktuar ende sistemin më të mirë të administrimit, dozën e duhur dhe, nëse bëhet fjalë për një ndihmë vetëm në diabetin e tipit 2, apo edhe në atë të tipit 1", shpjegon Mary Lynn McPherson, Shkolla e Farmacisë në Universitetin e Marilandit, ku sapo është themeluar masteri i parë për kanabisin mjekësor.

Duke parë rolet e ndryshme të sistemit endokanabinoid (inflamacion, ndjeshmëri ndaj insulinës, metabolizëm energjetik etj.), mund të mendohet se kanabisi mund të përmirësojë gjendjen në diabetin e tipit 1. Ndërsa disa studime sugjerojnë përfitimet prej tij, disa të tjera tregojnë dëmet.
"Pacientët mund të përfitojnë nga përdorimi i llojit të duhur të kanabisit", thotë Yu-Fung Lin (Universiteti i Kalifornisë). Në fakt, një produkt më i lartë në THC, do të nxitë oreksin, me pasoja mbi gliceminë.

Por, ai që përdor kanabisin (të cilët janë në shtim e sipër mes të rriturve amerikanë), ka normë më të ulët të obezitetit. Kjo ndodh ndoshta sepse, ndonëse THC-ja ka afri me receptorin CB1, të lidhur me një shtim të peshës dhe të glicemisë, përdoruesit kanë një nënrregullim të receptorit. Bllokimi i tij mund të jetë kështu pozitiv në diabetin e tipit 2, por THC-ja ka edhe efekte psikoaktive.

Asnjë produkt me bazë kanabisi nuk është aprovuar nga FDA-ja, as ata që shiten online, të cilët shpesh nuk paraqesin CB-në cilësore që reklamojnë dhe që mund të ndërveprojnë kështu me barnat e tjera. "Mjeku duhet ta dijë nëse pacientët përdorin kanabis dhe nëse produktet vijnë nga bima apo nga një format tjetër", përfundon Chauntae Reynolds, specialist i farmacisë klinike në Indiana.


https://www.medscape.com/viewarticle/918911


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC