Farmaci

tet222019

Migrena: FDA-ja aprovon barin e ri për trajtimin akut

Administrata e Ushqimit dhe e Barnave ka aprovuar lasmiditanin (Reyvow), një trajtim të ri oral në formë tabletash, kundër migrenës në fazën akute (aktive, por afatshkurtër), me ose pa aura, te të rriturit.
Efektiviteti i medikamentit bazohet në dy studime me përzgjedhje rastësore, dyfish të verbra, të kontrolluara me placebo, në një mostër prej 3,177 pacientësh të rritur, me një histori të migrenës me dhe pa aura: përqindja e pacientëve të trajtuar, te të cilët dhimbjet më të bezdisshme të migrenës janë zgjidhur brenda dy orësh nga trajtimi, ishte dukshëm më e lartë se ajo e pacientëve që morën placebo.
Pacientëve iu lejua të merrnin një medikament të emergjencës dy orë pas marrjes së lasmiditanit, por nuk janë autorizuar opioidet, barbituratet, triptanet dhe ergotet brenda 24 orëve nga administrimi i medikamentit që ishte në studim.
Nick Kozauer, zëvendës drejtor i Sektorit të Produkteve Neurologjike në Qendrën e FDA-së për Vlerësimin dhe Kërkimin e Barnave, tha: "Reyvow është një mundësi e re për trajtimin akut të migrenës, një gjendje e dhimbshme që prek një nga shtatë amerikanë. Ne e dimë se komuniteti i migrenës është shumë i interesuar për opsione të mëtejshme terapeutike dhe mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë të punojmë me palët e interesuara për të promovuar zhvillimin e terapive të reja për trajtimin akut dhe parandalimin e migrenës".

Efektet anësore më të zakonshme të raportuara nga pacientët ishin: marramendje, lodhje, ndjesi djegieje ose ndjesi shpimi gjilpërash në lëkurë (parestezi) dhe sedatim. Pacientëve u ishte këshilluar që të mos ngitnin makinën për të paktën tetë orë pas marrjes së medikamentit të ri.
Migrena është një çrregullim që përshkruhet shpesh si dhimbje pulsuese dhe e fortë që prek një zonë të kokës. Me këtë janë të lidhura simptoma të tjera, të tilla si: nauze, ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës. Rreth një e treta e individëve që vuajnë prej saj, përjetojnë aurën oftalmike, pak para migrenës. Aura oftalmike mund të shfaqet si vija zigzage, drita që pulsojnë ose humbje e përkohshme e shikimit.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC