Farmaci

tet152019

HIV. FDA-ja aprovon barin e ri që parandalon transmetimin

Në SHBA, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave, ka aprovuar një medikament të ri, për parandalimin e transmetimit të virusit HIV, të ashtuquajturin "Prep". Bëhet fjalë, thuhet në komunikatën e agjencisë, për pilulën Descovy, e cila përmban dy principe aktive antivirale, që është aprovuar ama vetëm për burrat dhe për personat transgjender, sepse nuk është testuar kurrë te gratë. Bari ka treguar në teste se ka të njëjtin efikasitet si Truvada, e vetmja terapi tjetër e aprovuar me këtë qëllim dhe së cilës po i skadon patenta, me një tolerueshmëri më të mirë për veshkat dhe për kockat.

"Barnat për Prep-in, janë shumë efikase nëse merren ashtu siç këshillohet në fletën udhëzuese dhe mund të parandalojnë infeksionin nga HIV-i, konfirmon Jeffrey Murray, zëvendësdrejtor i divizionit të antiviralëve në FDA. Ky aprovim do të nënkuptojë më shumë opsione për disa pacientë me rrezik infeksioni".

Përdorimi i Prep-it, së bashku me masat e tjera, siç është qasja ndaj barnave, konsiderohet një nga shtyllat bazë në synimin për eliminim të virusit. Shteti i Nju Jorkut, për shembull, sapo ka njoftuar se brenda fundit të vitit 2020, numri i rasteve do të shkojë në zero, falë planit "Ending the Epidemic", që ka nisur në vitin 2014 nga guvernatori Andrew Cuomo, i cili ka parashikuar, mes masave të tjera, edhe shpërndarjen e Prep-it, 32 mijë vetëve në rrezik, në vitin 2018.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC