Farmaci

tet22019

Pilula kontraceptive. Furnizimi vjetor, më efikas në reduktimin e shtatzënive të padëshiruara

Marrja e kontraceptivëve oralë për 12 muaj do të rezultonte më efikase se ajo tradicionale në reduktimin e shtatzënive të padëshiruara. Çelësi qëndron në anulimin e intervalit që ndodh zakonisht ndërmjet periudhave të furnizimit me barin. Një model vjetor do të jepte mundësi gjithashtu për kursimin e thuajse 90 dollarëve në koston vjetore të trajtimit për gruan (700,60 dollarë kostoja për furnizimin vjetor dhe 787,72 dollarë për 4 furnizime tremujore). Këto të dhëna që rrjedhin nga një studim i Universitetit të Pitsburgut, janë botuar së fundi në "Jama".

Kërkimi mbi kontraceptivët është zhvilluar në një grup prej 24.309 grash në përfundim të shërbimit ushtarak, pra, të regjistruara në sigurimin shëndetësor Veterans Affairs, seksualisht aktive dhe të vendosura për ta shmangur shtatzëninë për të paktën një vit. Këtij grupi i është dorëzuar një furnizim vjetor kontraceptivësh oralë. Kërkuesit kanë shfrytëzuar më tej një model informativ për të vlerësuar ndikimin që ka reduktimi i numrit të furnizimeve në reduktimin e shtatzënive të padëshiruara dhe në koston për person.
Përsa i takon aspektit të parë, të dhënat e ofruara nga Veterans Affairs, tregojnë se, me një furnizim tremujor, 43% e grave, futen në një periudhë ndërprerjeje të pilulës prej së paku shtatë ditësh, për shkak të nevojës për ta marrë përsëri barin. Kjo periudhë "mosmbulimi", krijon mundësi për fillimin e shtatzënive të padëshiruara, të cilat përbëjnë një zë të rëndësishëm shpenzimesh në studim.

Analiza e aspektit ekonomik përqendrohet jo aq shumë në kursimet që rrjedhin nga shpërndarja e thjeshtë e barit në sasi më të madhe, por edhe në atë që vjen nga pakësimi i shtatzënive të padëshiruara. Nëse në fakt kostoja për shpërndarjen vjetore për frymë është 700,60 dollarë, krahasuar me 787.72 në katër tremujorë (87,12 dollarë secila, e cila shumëzuar me totalin e grave të ekzaminuara, 24.309, çon në një shpenzim total prej 2,1 milionësh në kurriz të Veterans Affairs), kursimi më i madh fitohet duke reduktuar shtatzënitë e padëshiruara: modeli ka llogaritur 149 shtatzëni të mundshme të padëshiruara në 1000 gra me furnizim vjetor, 24 më pak se 173 të modelit tremujor. Kjo ulje, e shtrirë në të gjithë grupin e grave që trajtohen me kontraceptivë me shpërndarje vjetore, do të çonte në 583 shtatzëni të shmangura çdo vit, me pasoja të dukshme në kursimet për sigurimin shëndetësor.

"Furnizimi tremujor është normë dhe është menduar për të kursyer në kuptimin e parandalimit të shpenzimeve të tepruara, duke shmangur furnizimin e pacienteve me më shumë barna sesa do të përdorin", ka shpjeguar Colleen Judge-Goldendella (Universiteti i Pitsburgut), bashkautore e studimit. Gjithsesi, "shqetësimet në lidhje me mbetjet, kanë mbetur në hije nga kursimet e mundshme mbi shpenzimet që rrjedhin nga shtatzënitë. Disa ditë pa marrje të kontraceptivëve mund të shkaktojnë shtatzëni të padëshiruara".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC