Farmaci

tet12019

Medikamenti i demencës senile, e rrezikon pacientin për rabdomiolizë

Donepezili, një bar i përdorur zakonisht për të menaxhuar simptomat e sëmundjes së Alzheimerit dhe të llojeve të tjera të demencës, është lidhur me një shtim dy herë më të madh të shtrimeve në spital për rabdomiolizë, krahasuar me inhibitorët e tjerë të kolinesterazës. Me këtë fakt janë përballur autorët, gjatë një studimi të publikuar në "Canadian Medical Association Journal".
"Demenca është një problem në rritje, me thuajse 10 milionë raste të reja të diagnostikuara çdo vit në botë dhe donepezili, rivastigmina e galantamina janë inhibitorët më të përdorur të kolinesterazës, për të menaxhuar simptomat e kësaj patologjie", thotë Jamie Fleet, Universiteti McMaster në Hamilton, Kanada, autorja kryesore e studimit.

"Agjencitë rregullatore në shumë vende të botës, ama, bazuar në disa raporte të rasteve, kanë paralajmëruar një rrezik të mundshëm për rabdomiolizë, me përdorimin e donepezilit. Për këtë arsye, kemi dashur të vlerësojmë rrezikun e shtrimit në spital për këtë gjendje, të shoqëruar me fillimin e terapisë me donepezil, në krahasim me terapinë me frenuesit e tjerë të kolinesterazës", vazhdon Fleet-i. Studiuesit ekzaminuan të dhëna nga 220.353 pacientë të moshës 66 ose më shumë vjeç në Ontario, të cilët kanë marrë një përshkrim të ri për donepezil, rivastigminë ose galantaminë, në periudhën 2002-2017.
Nga analiza e të dhënave të donepezilit, ai ka rezultuar i lidhur me 88 ngjarje shtrimi në spital për rabdomiolizë te 152.300 pacientë, krahasuar me 16 ngjarje te 68.053 pacientë që kishin marrë rivastigminë dhe galantaminë. Një rrezik relativisht i vogël, por statistikisht i rëndësishëm. Ekspertët theksojnë se shumica e rasteve të rabdomiolizës pas përdorimit të donepezilit nuk ishin serioze dhe se asnjë pacient nuk u trajtua me dializë ose ventilim mekanik akut.

"Rezultatet e këtij studimi kohorte, të bazuar në popullsi, mbështesin paralajmërimet e agjencive rregullatore mbi rrezikun për rabdomiolizë të shkaktuar nga donepezili, ndonëse duhet vënë re se incidenza për 30 ditë e një shtrimi në spital për rabdomiolizë, pas fillimit të donepezilit, mbetet e ulët", përfundojnë autorët.


CMAJ 2019. Doi: 10.1503/cmaj.190337
http://www.cmaj.ca/content/191/37/E1018


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC