Farmaci

sht262019

HIV-i. Një vaksinë mund të mbrojë nga më shumë nënlloje të retrovirusit

Sipas një studimi të publikuar në "Science Translational Medicine", RV144-ja, një nga vaksinat për HIV-in, ende në studim dhe ndër më të suksesshmet deri më sot, ka shfaqur një efikasitet befasues kur është vlerësuar në një kohorte afrikanojugore, ku qarkullon një nënlloj i ndryshëm i HIV-it. Vaksina kishte shfaqur fillimisht efekte modeste në Tajlandë. Ky regjim me vaksina, mund të ofrojë kështu mbrojtje kundër më shumë shtameve të HIV-it, pasi diversiteti gjenetik është një problem për strategjitë e vaksinës.

"Eksperimentuesit kanë tentuar të krijojnë një vaksinë për HIV-in, që mund të ofrojë mbrojtje të gjatë, por pjesa më e madhe e barnave kandidate, nuk ka ofruar përfitime thelbësore në eksperimentimet e para klinike. Vaksina RV144 kishte shfaqur një mbrojtje modeste kundër nënllojit B të HIV-it, në një eksperimentim klinik në Tajlandë, por gjithsesi, nuk ishte e qartë nëse prej saj mund të përfitonin njerëzit që jetojnë në rajone të tilla si Afrika Jugore, ku mbizotërojnë nënlloje të ndryshme të virusit", thotë Glenda Gray (Universiteti i Uituatersrandit, Johanesburg, Këshilli Jugafrikan i Kërkimeve Mjekësore dhe Qendra "Hutchinson" e Kërkimeve për Kancerin, në Siatëll), autore kryesore e punës. Për t'u thelluar në këtë çështje, kërkuesit kanë krahasuar të dhënat imunologjike të RV144 me një analizë mbi 100 individë jugafrikanë HIV-negativë, që kanë marrë të njëjtën vaksinë në një studim të fazës 1b. Duke bërë kështu, kanë zbuluar se RV144 ka stimuluar një përgjigje të sistemit imunitar edhe më të fortë te jugafrikanët, duke u toleruar shumë mirë.

Në veçanti, vaksina nxiti përgjigje të antitrupave anti-HIV të lidhura me mbrojtjen kundër HIV-it, pavarësisht nga gjinia dhe mosha. Autorët theksojnë se përgjigjet imune janë zvogëluar me kalimin e kohës në të dyja vendet dhe sugjerojnë se dozat shtesë përforcuese mund të ndihmojnë në ruajtjen e efikasitetit të vaksinës. Do të jenë të nevojshme kërkime të mëtejshme për të vlerësuar nëse vaksina siguron mbrojtje të vërtetë nga infeksioni, por rezultatet tregojnë se RV144 mund të jetë i adaptueshëm në nivel rajonal endemik, më shumë nga sa mendohej.


Sci Transl Med 2019. Doi: 10.1126/scitranslmed.aax1880
https://stm.sciencemag.org/content/11/510/eaax1880


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC