Farmaci

sht242019

Sëmundjet kardiovaskulare. Një pilulë e vetme, efikase për parandalimin e infarkteve dhe iktusit

Sipas rezultateve të një studimi të botuar në "Lancet", një pilulë me shumë përbërës dhe me dozë fikse, që duhet të merret një herë në ditë, ka rezultuar efikase në parandalimin e ngjarjeve serioze kardiovaskulare te të rriturit që banojnë në rajone me të ardhura të ulëta e të mesme, si dhe ka regjistruar aderencë të lartë e më pak efekte të kundërta.

Studiuesit regjistruan 6.838 njerëz që jetojnë në zona me të ardhura të ulëta dhe të mesme në rajonin Golestan të Iranit dhe i përzgjodhën ata në mënyrë rastësore, për të marrë trajtim me këtë polipilulë me dozë fikse që përmbante acid acetilsalicilik, atorvastatinë, hidroklorotiazid dhe enalapril ose valsartan, ose u kanë dhënë atyre kurat standarde minimale. Rezultati kryesor i studimit ishin ngjarjet e mëdha kardiovaskulare, duke përfshirë shtrimin në spital për infarkt fatal të miokardit, vdekjen e papritur, pamjaftueshmërinë kardiake, procedurat e rivaskularizimit të arterieve koronare dhe iktusin jofatal e fatal. Të dyja grupet, të përbëra si nga ata me sëmundje kardiovaskulare, ashtu edhe nga individë të shëndetshëm, morën trajnime edukative mbi jetën e shëndetshme, dietën, kontrollin e peshës dhe mospirjen e duhanit dhe të opiumit.
Kështu, individët në grupin e ndërhyrjes treguan incidencë më të ulët të ngjarjeve kryesore kardiovaskulare (HR = 0.66), në krahasim me pjesëmarrësit që nuk e morën polipilulën. Por jo vetëm. Në të vërtetë, të dhënat treguan se nuk kishte dallime të konsiderueshme në rezultate, bazuar në faktin nëse pjesëmarrësit kishin apo nuk kishin sëmundje kardiovaskulare, në fillim të studimit.

"Për praktikën klinike, mesazhi kryesor është se nuk duhet të presim të vijë infarkti apo iktusi, për të filluar trajtimin. Përkundrazi, duhet të parandalojmë infarktin dhe iktusin te njerëzit në dukje të shëndetshëm, të cilët kanë një ose më shumë faktorë rreziku, duke filluar parandalimin me një polipilulë të sigurt, një herë në ditë", thotë Reza Malekzadeh, nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Teheran, Iran, i cili drejtoi grupin e punës.
Siguria e trajtimit konfirmohet nga fakti se incidenca e hemorragjisë intrakraniale dhe gjakderdhjes gastrointestinale ishte e ngjashme në të dyja grupet (përkatësisht, 0.6%, krahasuar me 0.3% dhe 0.4%, krahasuar me 0.3%). Autorët theksojnë nevojën e zgjerimit të popullsisë së studimit, për të kuptuar grupet e tjera etnike, në mënyrë që të përgjithësohen rezultatet.


Lancet. 2019. doi: 10.1016/S0140-6736(19)31791-X
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31448738


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC