Farmaci

sht102019

Ndryshimi i përshkrimit të barnave. Gjysma e këshillave të farmacistëve nuk merren parasysh

Më shumë se gjysma e këshillave të farmacistëve mbi nevojën për ndryshimit të përshkrimit, injorohen nga mjekët e përgjithshëm. Këtë e bën të ditur rezultati i një studimi të paraqitur në Takimin Vjetor Shkencor të Kujdesit Akademik Primar. Hulumtimi i 3D Study në Angli, bazuar në një kampion me  përzgjedhje rastësore të 797 pacientëve me multimorbiditet dhe mbi moshën 71 vjeç, kishte për qëllim të analizonte ndikimin e ndërhyrjes së farmacistit në ekipet multidisiplinare, në veçanti, përsa u përket këshillave mbi ndryshimin e përshkrimit.
Studimi është përqendruar sidomos në llojin e këshillave, në motivimet dhe në faktin se sa ishin ndjekur këto rekomandime nga mjekët kurues. Studimi gjithashtu kishte si qëllim të verifikonte nëse ndërhyrja e farmacistit u shoqërua me një rënie të kompleksitetit në regjimin farmakologjik.

Si pjesë e ndërhyrjes, secili nga nëntë farmacistët e përfshirë kontrolluan dokumentacionin e pacientit, bënë një rishikim të regjimit farmakologjik dhe propozuan 4 rekomandime për t'u diskutuar me pacientin: kjo kishte për qëllim verifikimin nëse mund të kishte një thjeshtësim në regjimin terapeutik.

Në përgjithësi, 76% e pacientëve (609 nga 797) morën një rishikim të protokollit të trajtimit. Për 19% të këtyre rishikimeve (115 nga 609) nuk është bërë rekomandim farmakologjik. Nga 1100 rekomandimet e bëra (deri në 4 për pacient), 20% (218) ishin shumë të paqarta. Shumica e ndërhyrjeve (26%) kanë të bëjnë me mundësinë e ndërprerjes ose reduktimit të një medikamenti, e ndjekur nga mundësia e kalimit në një medikament të së njëjtës klasë (18%) dhe nevoja për të rishqyrtuar recetën me pacientin (16%). Nga rekomandimet për modifikimin e një recete, më shumë se gjysma nuk do të merreshin në konsideratë nga mjekët e përgjithshëm.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC