Farmaci

sht62019

Antibiotiko-rezistenca. Duhen strategji të reja për të vlerësuar hedhjen në treg

Kundër problemit të rezistencës, nevojitet një strategji e ndryshme për të vlerësuar antibiotikët e rinj që hyjnë në treg. Njoftimi vjen nga një artikull i sapopublikuar në "The Lancet Infectious Diseases", i realizuar nga një grup multidisiplinar ekspertësh që vijnë nga vende të ndryshme, që sugjeron një modifikim të procedurave aktuale. Duke parë urgjencën e zhvillimit të barnave efikase mbi të gjithë kundër baktereve gramnegative multirezistente, shkruajnë ekspertët, mes të cilëve kërkuesit e INMI-t "Lazzaro Spallanzani" të Romës, të Emergjencës dhe të Fondacionit Bruno Kessler, janë zhvilluar antibiotikë të ndryshëm të rinj, duke përdorur studime të kontrolluara me përzgjedhje rastësore (RCT) të mungesës së inferioritetit, domethënë, që tregojnë vetëm se molekula e studiuar nuk është më pak efikase sesa terapia e referimit.

Autorët e studimit propozojnë si zgjidhje alternative, një RCT përshtatëse (aRCT). Bëhet fjalë për një procedurë që lejon, në mënyrë të kontrolluar, modifikimin e parametrave të një studimi, ndërkohë që ai është ende në zhvillim e sipër, duke u bazuar në analizën e të dhënave të ndërmjetme. Autorët sugjerojnë si të përdoren aRCT-të, duke i integruar në programe kontrolli të infeksioneve ku ka raste të shumta të multirezistencës. Në këtë kontekst, aRCT-të mund të konsiderohen si studime të "gjeneratës së re", edhe postmarketing, që mund të verifikojnë përndryshe efikasitetin e barit në grupe të veçanta të pacientëve, si për shembull, tek ata të infektuar nga baktere multirezistente, që nuk ishin përfshirë në studime të mëparshme.

"Sot është jashtëzakonisht e vështirë të parashikohet se si do të përparojë rezistenca ndaj barnave, nënvizon Giuseppe Ippolito, drejtor shkencor në INMI. Vetëm një strategji që përfshin studime novatore, disponueshmërinë e të dhënave të besueshme, kapacitetet teknologjike, evidencat shkencore, koordinimin strategjik e politik, do të japë mundësi për ta përballuar më mirë këtë problem kompleks".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC