Farmaci

sht32019

Brexit dhe alarmi britanik. "No deal" rrezikon mbulimin me vaksina.

Braktisja e Bashkimit Evropian pa marrëveshje rregullatore mund të shkaktojë probleme në furnizimin e vaksinës antigrip, me një ndikim të mëtejshëm në Sistemin Shëndetësor Kombëtar (NHS). Sipas BBC-së, një dalje "pa marrëveshje" mund të rrezikojë sistemin e furnizimit me vaksina antigrip, pikërisht në sezonin e dimrit, në të njëjtën kohë me shfaqjen e një shtami veçanërisht agresiv të gripit, dëshmuar tashmë në Australi.

Sipas vlerësimeve të Sanofit, në Mbretërinë e Bashkuar, pas 31 tetorit do të jenë të nevojshme rreth një milion doza, të cilat do të duhet të importohen. Përveç problemeve të mundshme tregtare, vonesa do të vijë edhe nga vështirësia në identifikimin e shtameve virale që duhet të përfshihen në këtë furnizim vjetor. Drejtori i Përgjithshëm i Sanofit në Mbretërinë e Bashkuar, Hugo Fry, sqaroi se, duke pasur parasysh pamundësinë e formulimit të një parashikimi të sigurt, kompania po përgatitet "për skenarin më të keq".

Këtë shqetësim e ndan edhe presidenti i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve, Andrew Goddard, për të cilin një "no deal" do të vinte në rrezik mbulimin vaksinal, që jo vetëm do të vërtetohej në nivele shumë më të ulëta sesa në vitet e shkuara, por mund të kishte një ndikim të fortë negativ në sistemin shëndetësor.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC