Farmaci

kor242019

Farmaceutikë. 2019-ta është viti i shkrirjes së grupeve të mëdha

2019-ta është konfirmuar si viti i shkrirjes midis grupeve të mëdha farmaceutike, sipas një tendence që duket gjithnjë e më e destinuar për të vazhduar. Nga marrëveshja Shire-Takeda e fundit të vitit 2018, me vlerë 58 miliardë dollarë, te bashkimi Celgene-Brystol/Myers Squibb për 74 miliardë dollarë dhe blerja e Allerganit nga grupi biofarmaceutik Abbvie më 25 qershor, me vlerë 63 miliardë, tregu gjithnjë e më shumë dëshmon se si "mega-bashkimet" janë përgjigjja e natyrshme strategjike për kompanitë e mëdha në këtë sektor.

Një situatë është ajo e realiteteve të reja të bashkimit, shkaqet e të cilave mund të kenë një mori faktorësh përcaktues. Së pari, një prirje natyrore drejt diversifikimit. Duke u nisur nga të dhënat e aksioneve të Abbvie-s të publikuara në "Wallstreet Journal" dhe më tej në "Milano Finanza", mund të vihet re se në ditën e parë të marrëveshjes me Allerganin, vlera e aksioneve të Abbvies në bursë ra nga 78.45 në 65.70 dollarë dhe ajo e Allerganit u rrit nga 129.57 në 162.43. Më pas, çmimet e Abbvies filluan të rriteshin përsëri. Siç sugjeron analiza e "Wallstreet Journal", rënia e aksioneve mund të ketë ndodhur për shkak të perspektivës së skadimit të patentës së Humirës, e cila përbënte rreth 60% të xhiros së grupit, ndërkohë që rimëkëmbja e tjetrës ishte për shkak të diversifikimit që rrjedh nga blerja (Allergani trajton barna që përdoren në optikë, në gastroenterologji dhe në patologjitë e sistemit nervor).

Një faktor i dytë përcaktues do të ishte konkurrenca që rezulton nga hyrja e barnave gjenerike në treg, çmimi i të cilave, vë në rrezik barin kryesor. Ashtu si në rastin e Abbvies, grupet farmaceutike, shpesh bazojnë një pjesë të konsiderueshme të qarkullimit të tyre në një produkt të vetëm dhe hyrja e një konkurrenti me një çmim më të ulët, do të përbënte problem. Në këtë situatë, kompanitë farmaceutike do të përpiqeshin të përgjigjeshin duke kufizuar rritjen e çmimeve: çmimi i listës për barnat e markës do të ishte rritur me 3.3% në tremujorin e parë të vitit 2019, ndryshe nga 6.3% e vitit të mëparshëm, sipas të dhënave të Ssr Health.

Së fundmi, kompanitë e mëdha farmaceutike, në përgjithësi, kanë flukse të mëdha parash dhe bilance të tilla që bëjnë investime dhe emetim të debiteve për blerjet e aseteve, duke përfituar nga normat e interesit që mbeten të ulëta.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC