Farmaci

kor112019

Barnat esenciale. OBSH-ja publikon listën e përditësuar: shtohen 3 antibiotikë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar listën e përditësuar të barnave esenciale, ku mes 28 barnave për të rriturit dhe 23 të tjerëve për fëmijët, gjenden edhe 3 antibiotikë të rinj: ceftazidime-avibaktam, meropenem-vaborbactam dhe plazomicine. Siç thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të organizmit, këta tre antibiotikë hyjnë në klasën Aware, ku bëjnë pjesë zgjidhjet për infeksionet më të zakonshme dhe për ato më serioze, të mbikëqyrura nga komiteti i barnave esenciale, me qëllim, përdorimin efikas dhe të vetëdijshëm, nën optikën e antibiotikorezistencës.

Në listën e barnave esenciale shtohen 28 barna të reja për përdorim te të rriturit dhe 23, për përdorim pediatrik, që, duke iu shtuar 26 zgjerimeve të reja të përdorimit, e çojnë në 460 numrin e barnave ndaj të cilëve është lehtësuar qasja e pacientit. Ndër shtesat e reja, janë trajtimet për kancerin: Janë shtuar 5 barna të reja, të destinuara si terapi për melanomën dhe neoplazitë e mushkërive, gjakut dhe prostatës. Nga këto, nivolumabi dhe pembrolizumabi dëshmojnë nivelet e mbijetesës së melanomës prej 50%.

Këtyre u shtohen më tej ORA-t e reja, antikoagulantët oralë që përdoren për parandalimin e iktusit, fibrilacionit atrial dhe trombozës. Gjithashtu, është njoftuar shtimi i barnave biologjike dhe biosimilare për inflamacionet kronike, siç janë ato intestinale dhe artriti reumatoid. Vlen të përmendet gjithashtu një model i qëndrueshëm i carbetocinës së qëndrueshme ndaj nxehtësisë, e cila është e destinuar për parandalimin e hemorragjive pas lindjes (e dobishme në vendet më të ngrohta, pasi nuk kërkon mbajtje në frigorifer).

"Në mbarë botën, mbi 150 vende përdorin listën e barnave esenciale të OBSH-së si udhëheqëse për vendimet që kanë të bëjnë me produktet me raportin më të mirë cilësi-çmim", komentoi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. "Përfshirja në këtë listë e disa prej barnave më të fundit dhe më të përparuara antitumorale është një deklaratë e fortë: të gjithë meritojnë qasje ndaj këtyre barnave që shpëtojnë jetë, jo vetëm ata që mund t'i përballojnë ato".
 
Të tre antibiotikët e shtuar, eftazidime-avibaktam, meropenem-vaborbactam dhe plazomicin, hyjnë në klasifikimin "Të rezervuar" të modelit Aware, i cili është grupi i antibiotikëve që duhet të jenë të arritshëm, por të kufizuar në trajtimin e infeksioneve të dyshuara ose të konfirmuara që vijnë nga organizma multirezistentë ndaj më shumë barnave. Ky është një lloj "shansi i fundit" për përdorim, në rast të dështimit të antibiotikëve të tjerë.
Lista e testeve diagnostike është përditësuar gjithashtu me produkte për identifikimin e tumoreve solide, sëmundjeve infektive (dengue dhe Zika), gripit dhe testeve për anemi dhe patologji tiroide, si dhe për verifikimin e sigurisë së transfuzioneve.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC