Farmaci

qer62019

Vetitë antimikrobike të antiagregantit trombocitar, kundër baktereve rezistente

Një studim i publikuar në "JAMA Cardiology", ka treguar një aktivitet antibakterial të antiagregantit trombocitar ticagrelor. Në mënyrë të veçantë, bari, një inhibitor i receptorit trombocitar të adenozinë-difosfatit P2Y12, i aprovuar për parandalimin e eventeve kardiovaskulare te pacientët me sëmundje kardiovaskulare aterosklerotike, duket se vepron kundër baktereve grampozitive, rezistente ndaj barnave.

"Rezultatet tona inkurajojnë kërkime të mëtejshme mbi antibiotikët potencialë që rrjedhin nga ticagrelori, të privuar nga aktiviteti antitrombocitar kundër stafilokokëve ose enterokokëve multirezistentë", konfirmon autori kryesor Patrizio Lancellotti (Spitali i Universitetit të Liezhit, në Belgjikë).
Për të kuptuar vetitë e mundshme antimikrobiale të ticagrelorit dhe të metabolitëve të tij, ekipi i kërkimit ka përdorur lloje të ndryshme të baktereve in vitro. Bari dhe një metabolit i tiji shfaqën aktivitet antibakterial efikas kundër të gjitha bakterieve grampozitive të testuara, duke përfshirë edhe çepet rezistente ndaj barnave. Ticagrelori është shfaqur superior ndaj vankomicinës në kontrastimin e S. aureus dhe S. epidermidis, rezistentë ndaj meticilinës. Për më tepër, formimi i biofilmit të këtyre dy baktereve dhe të E. faecalis, rezistent ndaj vankomicinës, u frenua në mënyrë të varur nga doza. Hulumtuesit testuan efikasitetin e barit edhe te minjtë, ku një administrim oral i ticagrelorit në doza të zakonshme, frenoi rritjen bakteriale në implantet e parainfektuara me S. aureus.

Me gjithë rezultatet pozitive, studiuesit vëzhgojnë se, në dozat e barnave të përdorura në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, përqendrimet e nevojshme për aktivitetin antibakterial nuk arrihen përgjithësisht në nivel sistemik. "Aktiviteti antibakterial në vendet e infeksionit mund të jetë arritur përmes akumulimit të barnave lokale, ndoshta trombociteve", sugjeron Lancellotti. Autorët argumentojnë nevojën për hulumtime të mëtejshme, veçanërisht të studimeve klinike me përzgjedhje rastësore, për të krahasuar aktivitetin antibakterial të ticagrelorit, me atë të terapive të tjera antitrombocitare te pacientët me sëmundje kardiovaskulare.


JAMA Cardiol. 2019. doi: 10.1001/jamacardio.2019.1189.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31066863


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC