Farmaci

maj212019

Dapagliflozina përmirëson kontrollin glicemik në diabetin e tipit 1

Një terapi 24-javore me dapagliflozinë, përmirëson kohën e kaluar brenda kufijve të rekomanduar, gliceminë mesatare dhe ndryshueshmërinë glicemike te pacientët me diabet të tipit 1. Këto përfitime arrihen pa u shtuar koha e kaluar në hipoglicemi.

Këtë e ka shfaqur një analizë kumulative e dy studimeve të fazës 3, prej 24 javësh, studime me përzgjedhje rastësore dhe double blind, rezultatet e të cilave u botuan në revistën "Diabetes Care". Hulumtuesit, të udhëhequr nga Chantal Mathieu (Universiteti i Leuvenit në Belgjikë), vlerësuan monitorimin e vazhdueshëm të glukozës te pacientët me diabet të tipit 1 të kontrolluar jo në mënyrën e duhur (HbA1c ≥ 7,7 ≤ 11,0%), të trajtuar me dapagliflozinë, si një shtesë mbi insulinën.
Të dyja studimet kanë përfshirë një numër të përgjithshëm prej 1,591 pacientësh, 530 të trajtuar me 5 mg dapagliflozinë dhe 529 me 10 mg, ndërsa 532 prej tyre morën placebo. Pjesëmarrësit në terapi me barin me të dyja dozat, kanë kaluar më shumë kohë me nivelet e glukozës në gjak ndërmjet > 3.9 dhe ≤10.0 mmol / L në 24 orë, krahasuar me ata të trajtuar me placebo. Ndryshimi i rregulluar mesatar, nga baza në javën 24, ishte 6.48% me 5 mg dhe 8.08% me 10 mg dapagliflozinë, ndërsa ishte -2.59% me placebon.

Për më tepër, trajtimi me dapagliflozinë përmirësoi amplitudën mesatare të rrugës 24-orëshe të glukozës, nivelet mesatare të glukozës në gjak gjatë 24 orëve dhe vlerat e glukozës në gjak pas ushqimit. Në të njëjtën kohë, nuk pati dallime thelbësore mes grupeve në lidhje me përqindjen e vlerave të glukozës ≤ 3.9 mmol / L ose ≤3.0 mmol / L në 24 orë ose për vlerat e glukozës gjatë natës, ≤ 3.9 mmol / L.
"Ndryshueshmëria e reduktuar sugjeron që trajtimi me dapagliflozinë, përveç insulinës, mund të përmirësojë aderimin e trajtimit dhe të ulë rrezikun e komplikacioneve te njerëzit me diabet të tipit 1", përfundojnë autorët.


Diabetes Care. 2019. doi: 10.2337/dc18-1983
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30967434


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC