Farmaci

maj162019

Kërkohet aprovim për përdorim pediatrik të liraglutides. Ja, studimi që e mbështet

Liraglutide e injektueshme është efikase në trajtimin e fëmijëve me diabet të tipit 2, sipas një studimi të prezantuar në Konferencën e Shoqatës Akademike për Pediatrinë 2019 në Baltimorë dhe të publikuar në "New England Journal of Medicine".
"Kemi dashur të studiojmë efikasitetin e liraglutides te fëmijët, sepse për momentin janë vetëm dy lloje barnash, metformina dhe insulina, të aprovuara për trajtimin e pacientëve nën 18 vjeç në SHBA. Këta janë shumë pak, kur mendon se nga ana tjetër, ka më shumë se 30 lloje barnash të ndryshme të disponueshme për të rriturit", shpjegon William Tamborlane (Universiteti Yale në Nju Hevën), autor kryesor i studimit.

Liraglutide, i tregtuar me emrin Victoza, në fakt, është aprovuar për përdorim te të rriturit me diabet të tipit 2 në SHBA, në janar të vitit 2010. Eksperimentimi klinik ka përfshirë më shumë se 130 fëmijë 10-17 vjeç, me diabet të tipit 2, të përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë liraglutide dhe metforminë apo metforminë dhe placebo për një periudhë prej 26 javësh double blind, të ndjekura nga 26 javë të tjera studim i hapur. Në mënyrë të përgjithshme, 64% e fëmijëve në grupin e trajtuar me liraglutide ka arritur nivele të HbA1c më të ulëta se 53 mmol/mol (7%) në javën 26, krahasuar me 37% të atyre në grupin placebo. Te të rriturit, liraglutide kishte treguar se ishte efikase edhe në reduktimin e peshës trupore, por në këtë rast nuk janë vënë re dallime domethënëse në variacionet e peshës trupore për fëmijët, ndërmjet fillimit dhe mbylljes së studimit.

"Ky bar për diabetin ka rezultuar shumë efikas dhe është toleruar shumë mirë në studimin tonë te të rinjtë me diabet të tipit 2. Nëse aprovohet, ai do të jetë një opsion i ri i rëndësishëm për të integruar terapinë me metforminë orale si alternativë ndaj insulinës për të rinjtë dhe adoleshentët me diabet të tipit 2", përfundojnë autorët.

Rezultatet e eksperimentimit i janë paraqitur FDA-së dhe EMA-s, me qëllim që këto organizata të vlerësojnë mundësinë e vënies së këtij trajtimi në dispozicion të fëmijëve mbi 10 vjeç, që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

 

N Engl J Med. 2019. doi: 10.1056/NEJMoa1903822
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31034184


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC