Farmaci

pri302019

Terapitë lokale kortizonike. Farmacistët kundërshtojnë dermatologët

Dermatologët dhe farmacistët nuk ndajnë të njëjtin mendim kur duhet të menaxhojnë përshkrimin e kremrave me kortizonikë me doza të larta dhe duhet të ndjekin, pra, kërkesën e mjekut. Ky është rezultati i një studimi të publikuar në "JAMA Dermatology".

"Dermatologët dhe farmacistët duhet të jenë pjesë integruese e ekipit të asistencës dermatologjike, pra, ky është një problem që ka nevojë për kërkime të tjera dhe formime bashkëpunuese", konfirmojnë Ashley Millard dhe Erik Stratman, nga Marshfield Clinic Health System, në Uiskonsin, autorë të studimit. Për të kuptuar më mirë situatën, kërkuesit u kanë dërguar një sondazh elektronik 117 dermatologëve dhe 2.954 farmacistëve në shtetin e Uiskonsinit. Sondazhi përmbante 17 pyetje mbi përshkrimin e kortikosteroidëve lokalë dhe është plotësuar nga 52 dermatologë dhe 111 farmacistë.

Analiza e të dhënave ka treguar se dy grupet shpesh u kanë dhënë këshilla të ndryshme pacientëve mbi kohëzgjatjen e trajtimit dhe mbi sasisë e barit që duhet përdorur dhe kanë theksuar risqe dhe efekte anësore të ndryshme.

- Një përqindje e konsiderueshme e farmacistëve (46%) ka pohuar se i ka këshilluar pacientët që të limitojnë përdorimin lokal të steroideve për 2 javë ose më pak, në krahasim me 6% të dermatologëve.
- Farmacistët kanë qenë më të prirur (87%) sesa dermatologët (65%) për të rekomanduar aplikimin e barit në një shtresë të hollë.
- Pothuajse një e treta e farmacistëve ka deklaruar më pas se ka dhënë më pak barna nga sa ishin përshkruar nga mjeku. 84% e dermatologëve ka pohuar se farmacistët i kanë modifikuar përshkrimet pa folur me mjekun, ndërkohë që vetëm 30% e farmacistëve ka deklaruar se kishin vepruar kështu.

"Mendoj se këto dallime vijnë, të paktën pjesërisht, nga burimet që përdorin dermatologët dhe farmacistët për t'u informuar përpara se të ofrojnë konsulencë", shpjegojnë autorët. "Për shembull, farmacistët përdorin libra referimi farmakologjikë, uebsite dhe udhëzues të barnave, ndërsa dermatologët i besojnë më shumë eksperiencës së mëparshme dhe kërkimit aktual në kurimin e pacientit", vijojnë ata.
Sipas ekspertëve, mund të jetë i nevojshëm një edukim bashkëpunues dhe komunikim më i mirë ndërmjet dy grupeve për të bërë të mundur marrjen e një mesazhi të unifikuar dhe të qartë nga ana e pacientit.


JAMA Dermatol. 2019. doi: 10.1001/jamadermatol.2018.5353
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30916731


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC