Farmaci

mar112019

Konstipacioni nga opioidet. EMA aprovon terapinë

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka aprovuar hedhjen në treg të medikamentit me bazë naldemedine, nën markën Shionogi, që ka si qëllim kurimin e pacientëve adultë me konstipacion të shkaktuar nga opioidet. Vendimi është pasojë e mendimit pozitiv të dhënë nga Komiteti i Barnave për Përdorim Njerëzor, në dhjetor 2018.

Në deklaratën e tij për shtyp, John Keller, CEO i Shionogit për Europën, ka thënë: "Autorizimi për tregtimin e naldemedinës në BE, paraqet për të gjithë pacientët me konstipacion të shkaktuar nga opioidet, mundësinë për të përfituar nga një trajtim i ri që do të lehtësojë shqetësimin nga i cili janë prekur (një gjendje akoma shumë pak e njohur), duke ndikuar në mënyrë të dukshme në cilësinë e jetës".

"Si mjekë, jemi sigurisht shumë të lumtur, reflekton Viola Andresen (specialiste e mjekësisë së brendshme në Spitalin Izraelit të Hamburgut). Naldemedina është një antagoniste e receptorit mu-opioid periferik (Pamora, Peripherally Acting Mu-Opioid Antagonist) dhe përbën një terapi efikase dhe të toleruar, që sjell një vlerë të shtuar në menaxhimin terapeutik të pacientëve me OIC".

Me këtë, pajtohet edhe Domenico Alvaro (profesor i gastroenterologjisë në Universitetin e Sapiencës): "Autorizimi i EMA-s për naldemedinën përfaqëson një qasje të avancuar terapeutike të efikasitetit dhe sigurisë së provuar për terapinë e konstipacionit nga opioidet, te pacientët e rritur, me dhimbje kronike të natyrës onkologjike, ose jo".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC