Farmaci

shk262019

Zbulohet mekanizmi që i bën bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

Një studim i publikuar në "Nature Communications Biology" ka nxjerrë në pah për herë të parë një mekanizëm të thjeshtë që përdoret nga bakteret (edhe vdekjeprurëse) për të refuzuar antibiotikët, një zbulim ky që ofron njohuri të reja mbi mënyrën se si bakteret përshtaten dhe sillen, në një mënyrë të detajuar si kurrë më parë.

"Ka shumë baktere dhe shumë antibiotikë, por duke propozuar një model bazë që aplikohet në shumë prej tyre, mund të kuptojmë shumë më mirë se si të përballojmë dhe të parashikojmë rezistencën", thotë Maikel Rheinstädter (Universiteti McMaster), autor kryesor i studimit. Kërkuesit kanë dashur të shqyrtojnë se si ndërveprojnë membranat e baktereve me antibiotikun polimiksinë B, që përdoret zakonisht për të trajtuar infeksionet e traktit urinar, meningitin, infeksionet e gjakut dhe infeksionet e syve.

"Polimiksina B, dikur konsiderohej bari më i fuqishëm i llojit të tij, një linjë e fundit e mbrojtjes për mjekët, kur nuk funksiononte asgjë tjetër. Kjo siguri është vënë në diskutim në vitin 2016, kur disa shkencëtarë kinezë zbuluan gjenin që u lejonte baktereve të bëheshin rezistente edhe ndaj këtij medikamenti. Dëshironim të zbulonim se si bakteri ishte në gjendje të ndalonte barin", thotë Adree Khondker, autor kryesor i studimit. Duke përdorur teknika të zbatuara në mënyrë tipike nga fizikanët për kërkimet mbi materialet, grupi i punës ka përdorur pajisje shumë të specializuara për të parë në thellësi të membranës bakteriale, duke kapur imazhe me rezolucion aq të lartë sa mund të shiheshin molekulat e një qimeje humane, në përmasa rreth 1/1.000.000.

"Në funksionimin e antibiotikut zbatohen ligjet thelbësore të fizikës: pasi bari është ngarkuar pozitivisht, ai tërhiqet nga bakteret e ngarkuara negativisht. Por, në të njëjtën kohë, membrana bakteriale përdor një forcë refuzuese duke tentuar që ta refuzojë barin", saktësojnë autorët.

Nëpërmjet imazherisë dhe simulimeve, kërkuesit kanë identifikuar se cila pjesë e antibiotikut hyn në membranë, ku penetron dhe në cilën thellësi penetron. Pra, ata kanë dalë në përfundimin se kur një bakter është bërë rezistent, membrana e tij është më e fortë dhe ngarkesa më e dobët, duke e bërë atë që të tërheqë më pak dhe të jetë më e vështirë për t'u penetruar nga bari.


Nature Communications Biology 2019. Doi: 10.1038/s42003-019-0297-6
https://www.nature.com/articles/s42003-019-0297-6


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC