Farmaci

shk192019

EMA: Stop barnave me fenspiride kundër kollës. Rrezikojnë zemrën

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) rekomandon pezullimin në të gjithë Bashkimin Europian të shurupeve dhe tabletave kundër kollës, me bazë fenspiridesh, të përdorura te fëmijët dhe të rriturit. Ato mund të shkaktojnë "ndryshime të papritura dhe të rënda në ritmin e zemrës".

Alarmin e ka dhënë një shënim i bërë nga EMA dhe i publikuar në portalin e Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA). Pezullimi është masë parandaluese për të mbrojtur pacientët, ndërsa Komiteti i Sigurisë për Barnat në EMA (PRAC) do të rivlerësojë rrezikun që kanë mbi njeriun, anomalitë në aktivitetin elektrik të zemrës" (përfshi zgjatjen e intervalit QT) për shkak të përbërësit aktiv të përdorur për të lehtësuar kollën, që është pasojë e sëmundjeve pulmonare.

"Në të kaluarën, shkruhet në të, janë raportuar raste të ndryshimeve në ritmin e zemrës te pacientët që kanë marrë këto barna. Për të eksploruar lidhjen potenciale ndërmjet fenspirides dhe këtyre çrregullimeve të ritmit të zemrës, janë kryer studime mbi kafshët, që tregojnë se fenspiride ka potencialin për të dëmtuar aktivitetin elektrik të zemrës edhe te njerëzit".

PRAC-u, bën të ditur EMA, do të shqyrtojë të gjitha dëshmitë në dispozicion dhe do të bëjë rekomandime për veprimet që duhet të ndërmerren në lidhje me autorizimet e marketingut për barnat me fenspiride në të gjithë BE-në. Sapo shqyrtimi të përfundojë, do të komunikojë informacion shtesë dhe do të ofrojë një udhëzues të përditësuar për pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC