Farmaci

shk182019

Rënia e euros. Ulet me 5 % çmimi i barnave në Shqipëri

tags: BARNA, Farmaci

Barnat në tregun e lirë farmaceutik në vendin tonë pritet të ulen me gati 5 %. Kjo, për shkak të kursit të këmbimit të monedhës ndërkombëtare euro, e cila këtë vit ka pësuar një rënie prej afro 7.2 %.

Çmimet e barnave në vendin tonë përcaktohen sipas çmimeve Cif, duke u bazuar edhe në kursin e këmbimit të euros, e cila në janar të vitit 2018 këmbehej me 133.07 lekë dhe në janar të vitit 2019, një euro u shit me 123.42 lekë. Ndërkohë, javën që lamë pas, një euro u shit me 124.37 lekë. Ky është një çmim të cilit do t'i referohet komisioni i çmimeve të barnave për të vendosur çmimet me të cilat do të tregtohen barnat në vendin tonë gjatë vitit 2019.

Farmacitë janë ato që dalin më të humbura në këtë ulje çmimesh, pasi i kanë blerë më shtrenjtë barnat nga distributorët farmaceutikë dhe nuk i kanë shitur ende, ndërkohë që duhet t'i shesin edhe më lirë. Për këtë, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka njoftuar subjektet farmaceutike që kanë kontratë me të, të marrin masat e nevojshme pasi së shpejti pritet të ndodhë indeksimi i çmimeve të barnave të listës me rimbursim bazuar në çmimet Cif 2019 të miratuar nga komisioni i çmimit të barnave. Çmimi i barnave që tregtohen në vendin tonë miratohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Këtë vit, farmacitë do të mblidhen bashkë për t'iu kërkuar distributorëve të rimbursohen për barnat stok, ashtu sikurse vetë ato rimbursohen nga kompania farmaceutike.


Alma Demiraj


 

Grafiku i rënies së euros 2018-2019


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC