Farmaci

dhj202018

Barnat për diabetin dhe demencën. Hipoglicemia mund të ndërmjetësojë marrëdhënien e tyre

Efektet e trajtimeve për diabetin dhe demencën mund të jenë të ndryshme për shkak të klasave të ndryshme të barnave të përdorur. Ky është rezultati i shtuar nga autorët e një rishikimi të literaturës, të publikuar në "BMJ Open Diabetes Research & Care", që ka thelluar impaktin e menaxhimit të diabetit mbi rënien konjitive. "Rreth 10% e personave me demencë vuajnë nga diabeti melit dhe ai është një faktor risku për zhvillimin e demencës vaskulare, demencës së përzier, sëmundjes së Alzheimerit dhe çrregullimit të lehtë konjitiv. Demenca paraqitet në moshë më të re te pacientët me diabet dhe ka më shpesh etiologji vaskulare. Studimet sugjerojnë që rënia konjitive tek individët e moshuar me diabet lidhet me kontrollin e dobët glicemik dhe me hipogliceminë e shpeshtë, por impakti i trajtimit për diabetin në rënien konjitive mbetet i pasigurt", shpjegon Jacqueline McMilan (Universiti Calgary Cumming, Shkolla e Mjekësisë, në Kanada), autorja kryesore e studimit.

Kërkuesit kanë zbuluar se trajtimi me një agjent antidiabetik, në përgjithësi, nuk lidhet me incidencën e demencës. Megjithatë, janë vënë re efekte të ndryshme në klasa të ndryshme barnash, me shenja dëmtimi që lidhen me terapinë me insulinë, por efekte mundësisht mbrojtëse me ekspozimin ndaj tiazolidinedionit. Episodet e rënda hipoglicemike janë rezultatet që lidhen me një rritje të probabilitetit të demencës me pothuajse dy herë më shumë. Autorët theksojnë se pjesa më e madhe e studimeve nuk kanë llogaritur kohëzgjatjen ose gjendjen e rëndë të diabetit melit dhe kjo fut një faktor ngatërrues në lidhjen ndërmjet trajtimeve antidiabetike specifike dhe deficitit konjitiv të incidentit. Përveç kësaj, shumë studime që janë marrë në konsideratë ishin vëzhguese dhe katër studime të kontrolluara, të përfshira, ishin me cilësi të dobët. Janë në zhvillim disa studime pilote që kanë sjellë përfitime të mundshme në përdorimin e insulinës intranazale, që kalon barrierën hemato-encefalike dhe redukton riskun e hipoglicemisë, por deri më tani janë vënë re efekte vetëm në fushat konjitive të kujtesës verbale dhe të gjendjes funksionale. Janë të nevojshme studime të tjera edhe më të zgjeruara mbi kompleksitetin e ndërveprimit ndërmjet kohëzgjatjes dhe rëndesës së diabetit, terapisë, hipoglicemisë dhe demencës.

 

BMJ Open Diabetes Research & Care 2018. doi: 10.1136/bmjdrc-2018-000563
https://drc.bmj.com/content/6/1/e000563


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC