Farmaci

dhj42018

Vajrat esenciale dhe veprimi i tyre antimikrobik. Merret në studim vaji i pemës së çajit

Vajrat esenciale, përzierje komplekse që nxirren nga bimët aromatike, shfaqin një spektër të gjerë vetish biologjike, ndërmjet të cilave, aktivitet antimikrobik me efekte aditive dhe sinergjike me antibiotikët, si edhe veti antitumorale. Për këtë arsye, sugjerohet një rol i tyri në rastet gjithnjë e më të shpeshta të antibiotiko-rezistencës dhe si antitumoralë, në fushën humane dhe veterinare. Ky është mesazhi që vjen nga vvorkshop-i: "Vajrat Esenciale: aktualiteti dhe perspektivat e reja në fushën shkencore", organizuar nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ISS) dhe nga Shoqëria Italiane për Kërkimin mbi Vajrat Esenciale (SIROE), zhvilluar ditët e fundit...

"Komuniteti shkencor po tregon një interes gjithnjë në rritje drejt biodiversitetit shumë të gjerë të botës bimore", thotë Francesca Mondello (kërkuese e Departamentit të Sëmundjeve Infektive të ISS) "dhe është e rëndësishme të kujtojmë se numri i patentave të depozituara së fundmi për zbulimin dhe përdorimin e principeve dhe formulimeve të produkteve me bazë substancash natyrale, është në rritje të vazhdueshme. Sot, lexohet në shënimin e ISS-it, janë 4.653 patenta me aplikime të ndryshme vetëm për vajrat esenciale (nga të cilat, 1.963 për vajin e pemës së çajit, melaleuca alternifolia)".
VVorkshop-i iu kushton rëndësi aspekteve normative, evidencave shkencore mbi aktivitetin citotoksik dhe antimikrobik dhe fushave të përdorimit, me fokusim mbi efikasitetin dhe sigurinë e përdorimit, pa injoruar çështjen e cilësisë së kërkimit mbi substancat natyrale: "Është e nevojshme të standardizojmë metodat e ekstraktimit, duke përdorur kritere të përshtatshme cilësie për metodat e ndryshme in vitro dhe të marrim konfirmime të reja shkencore nga evidencat empirike terapeutike që vijnë nga mjekësia tradicionale", ka theksuar Annarita Stringaro, kërkuese në ISS. "Duke qenë se ajo që është natyrale, nuk është gjithmonë e padëmshme, do të nevojitet gjithmonë vlerësimi i efikasitetit dhe sigurisë së vetë vajrave esenciale dhe/ose përbërësve të ndryshëm të fitokompleksit".
Kërkimi i ISS-së, i universitetit dhe i SIROE-s lexohet në një shënim, ka maturuar eksperiencën në miratimin e aktiviteteve parandaluese dhe terapeutike të vajrave esenciale. Janë kryer dhe po kryhen studime mbi rolin e mundshëm terapeutik të vajrave esenciale, në veçanti të vajit të pemës së çajit (Tea Tree Oil: TTO) dhe të përbërësit të tij kryesor aktiv, terpinene-4-olo, për kontrollin afatgjatë të kontaminimit nga Legionella në sistemet e shpërndarjes hidrike, disa infeksione bakterike multirezistente, në veçanti për kandidozën vulvovaginale që përsëritet, refraktare ndaj antimykotikëve të zakonshëm.
Në veçanti, një ekip studiuesish të koordinuar nga ISS-ja, ka treguar për herë të parë efikasitetin e terapisë së kombinuar të probiotikëve dhe ovulave vaginale me bazë vajin e pemës së çajit te disa vullnetare që kishin kandidozë vaginale. "Kjo terapi, nga njëra anë, ishte në gjendje të sulmonte kërpudhën duke dekontaminuar kanalin vaginal me TTO dhe nga ana tjetër, kundërshtonte kolonizimin e saj duke riintegruar florën e dobishme me shtame probiotike. E gjitha kjo bëhej pa ndeshur ndonjë mbetje të përbërësve të TTO-së në nivel sistemik e aq më shumë efekte anësore që lidhen me këta përbërës natyrorë". Sipas kërkuesve, "do të ishin të dobishme studimet klinike me përzgjedhje rastësore, të kontrolluara, për të përcaktuar treguesin terapeutik të TTO-së dhe të përbërësit të tij kryesor aktiv, terpinene-4-olo, kundër kandidozës vulvovaginale që përsëritet, për çrrënjosjen e së cilës, aktualisht, nuk ka trajtim të disponueshëm."
Përsa i përket aktivitetit antitumoral, ISS-ja shënon që "studimet e tipit fiziko-kimik kanë evidentuar që vajrat esenciale janë antioksidantë të shkëlqyer pikërisht falë pranisë së terpenoideve dhe polifenoleve dhe në veçanti, ky aktivitet është indikuar për të promovuar përdorimin e tyre si konservues natyrorë". Shumë studime shkencore provojnë që "ekziston një sinergjizëm ndërmjet barnave kimioterapeutike dhe vajrave esenciale, qoftë in vitro, qoftë in vivo" dhe "një publikim i fundit në revistën "Medicines" (2018) është shembull i një punimi që kërkon të përmbledhë vetitë biologjike të vajit esencial të mentes që ekstraktohet nga lloje të ndryshme të bimës së mentes dhe që është gjerësisht e përhapur në të gjithë planetin".
ISS-ja përfundon duke shpjeguar se "pavarësisht studimeve shkencore in vitro që në kërkim paraklinik janë të shumta dhe premtuese, ato klinike të fazës I dhe të fazës II rezultojnë aktualisht shumë të pakta. Një arsye është kryesisht vështirësia e kuptueshmërisë nëse efekti antitumoral ndodh për shkak të vajrave esenciale në kompleksin e tyre, për shkak të një përbërësi të vetëm apo prej veprimit sinergjik të përbërësve të ndryshëm të pranishëm në vajrat esenciale."


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC