Farmaci

sht252018

Septikemitë nga mikrobet Esbl. Meropenemi,
më efikas se piperacillin/tazobactam

Bashkimi i piperacillinës dhe tazobactamit, një antibiotik që ka mundësinë të pengojë përdorimin e karbapenemëve në septikemitë nga Klebsiella pneumoniae ose nga Escherichia coli rezistente ndaj cefalosporinave të gjeneratës së tretë, siç është ceftriaksoni, ka një normë vdekshmërie prej 30 ditësh më të lartë se ajo e vëzhguar me meropenemin dhe nuk duhet të përdoret si zëvendësuese për këto infeksione. Kjo është një përmbledhje e asaj që del nga studimi MERINO i sapobotuar në "JAMA", me autor kryesor Patrick Harris (Universiteti i Kuinslandit në Brisbane, Australi).

"Te pacientët me E. coli ose K. pneumoniae rezistente ndaj ceftriaksonës, nuk ishte e mundur të demonstronim mungesën e inferioritetit të kombinimit piperacillin/tazobactam në krahasim me meropenemin, sa i përket vdekshmërisë 30-ditore", thotë bashkautori, duke vënë në dukje se këto rezultate nuk mbështesin përdorimin e piperacillin/tazobactamit në vend të karbapenemeve në septikemitë e shkaktuara nga ky lloj i mikrobeve.

MERINO-ja, një studim klinik ndërkombëtar me shumë qendra, me përzgjedhje rastësore, ka krahasuar piperacillin/tazobactamin me meropenem për trajtimin e sepstikemive të pacientëve të rritur, të shkaktuara nga E. coli ose K. pneumoniae e beta-laktamasës me spektër të zgjeruar (Esbl) duke prodhuar rezistencë ndaj cefalosporinave të gjeneratës së tretë, siç është ceftriaksoni ose cefotaxime.

Në studim morën pjesë 378 pacientë, nga të cilët 187 u trajtuan me piperacillin/tazobactam dhe 191 me meropenem. "30 ditë pas përzgjedhjes, shkalla e vdekshmërisë për të gjitha shkaqet ishte 12.3% në grupin piperacillin/tazobactam krahasuar me 3.7%, të vërejtur në grupin meropenem", shkruajnë hulumtuesit, të cilët gjithashtu kanë dokumentuar zgjidhjen klinike dhe mikrobiologjike të infeksionit në ditën e katërt në 68.4% të pacientëve të trajtuar me piperacillin/tazobaktam, krahasuar me 74.6% të pacientëve në grupin carbapenem.
Në një koment të sajin, Mary Hayden (Qendra Mjekësore e Universitetit Rush në Çikago), vëren: "Rezultatet e studimit MERINO sqarojnë se kombinimi piperacillin/tazobactam nuk duhet të konsiderohet më një alternativë ndaj meropenemit për trajtimin e septikemive nga E. coli ose K. pneumoniae Esbl pozitive".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC