Farmaci

kor312018

Disfunksioni erektil, të rejat terapeutike hi-tech: valë elektrike, çamçakëzë dhe xhel

Kurat e së ardhmes për disfunksionin erektil? Valë elektrike, çamçakëzë dhe xhel. Bëhet fjalë për kura të reja hi-tech, karakteristikë e të cilave është se janë më pak të falsifikueshme, por gjithsesi, efikase në kujdesin ndaj shëndetit të pacientëve. Nga të gjitha barnat e shitura online, 70% e zë vetëm sildenafili, që ka një xhiro online prej 4-6 miliardë eurosh vetëm në Itali dhe shitet nga më shumë se 15.000 faqe, me thuajse 13 milionë vizitorë në muaj. Por, vetëm në 10% të herëve, principi aktiv në ambalazhimet e disponueshme online, është ai i duhuri dhe në dozimin e përshtatshëm.

Të tjera metoda janë valët elektrike në penis, efikase për 70% të rasteve me disfunksion erektil të lehtë/mesatar, që janë në gjendje të rikthejnë një jetë seksuale të pëlqyeshme, pa qenë nevoja për barna. Më tej duhet folur për biofilmat oralë, çamçakëzët me efekt të shpejtë, për një seksualitet gjithnjë e më të natyrshëm dhe, në fund, xheli për përdorim lokal, i përshtatshëm për pacientët që nuk i tolerojnë efektet anësore të tabletave.

"Më në fund, kemi ardhur në një erë post-tableta dashurie, në të cilën, teknologjia na garanton terapitë e së ardhmes, që mbi të gjitha, janë të paklonueshme, më të sigurta, të shpejta e efikase dhe, me të njëjtat kosto", vë në dukje Alessandro Palmieri, president i SIA-s.

"Pilula blu ka qenë një bar i përsosur që ka hapur rrugën për alternativat e tjera, por ai është edhe më i i falsifikuari në treg: thuajse një e treta e burrave që blejnë barna për të zgjidhur disfunksionin erektil, e bëjnë këtë individualisht dhe shpesh, i sigurojnë online, ku sildenafili kushton dhjetë herë më pak se në farmaci, por nuk garanton praninë e sasisë së duhur të produktit dhe as cilësi: pilulat e paautorizuara që vijnë kryesisht nga India dhe nga Kina, përmbajnë shpesh dozime të gabuara, deri në dyfishin e dozës së duhur, ose nuk kanë asnjë princip aktiv. Mbi të gjitha, në 8,5% të rasteve janë gjetur edhe substanca toksike ose helmuese, që mund të shkaktojnë madje edhe dëme të përhershme. Për këtë, është shumë e rëndësishme të kalohet në metoda më efikase, por më pak të rrezikshme për t'u falsifikuar. Të tilla janë valët elektrike që mund të jenë të përshtatshme për 70% të pacientëve me disfunksion erektil të gradës së lehtë/mesatar me një shkak organik të sëmundjes, që në Itali përbëjnë një të tretën e rasteve. Valët elektrike janë "goditje" me voltazh të ulët, të përdorura deri më tani në kurimin e gurëve në veshka: trajtimi, që nuk është aspak i dhimbshëm, parashikon mesatarisht gjashtë seanca dhe mund t'i shërojë pacientët, duke i bërë ata t'u thonë "lamtumirë" barnave dhe nevojës për t'i "programuar" raportet".

Ka shumë të reja edhe në frontin e barnave me mënyra të reja përdorimi, që është më e vështirë të falsifikohen, por janë edhe më të shpejta dhe aktive, për t'u ardhur në ndihmë nevojave të një numri gjithnjë e më të madh burrash.

"Edhe në rastin e çamçakëzëve (biofilma oralë që vihen në gjuhë dhe shkrihen për pak sekonda), fjala kyç është teknologjia", nënvizon Palmieri. "Përbërësit aktivë shkrihen pas kontaktit me pështymën, me një proces më të përparuar: ky mundëson një përthithje më të shpejtë në gojë, duke evituar kalimin në stomak e në mëlçi, që mund të shkatërrojë një pjesë të madhe të barit. Kjo i bën biofilmat më të shpejtë dhe më aktivë, për një jetë seksuale më të natyrshme e të kënaqshme në çift.

Teknologjia ka përparuar edhe në xhelet intrauretralë me bazë alprostadili, që aplikohen lokalisht në momentin e raportit: bëhet fjalë për prostglandinë të lidhur me një substancë inerte që e transporton atë në kanalin uretral të penisit, aty ku është i nevojshëm. Ka një efekt vazodilatues shumë të shpejtë, që favorizon ereksionin dhe sot përdoret nga ata që nuk i përballojnë dot efektet anësore të barnave të tjera sistemike dhe nga pacientët që parapëlqejnë një substancë që vepron dhe që përdoret saktësisht ku është e nevojshme.

Bashkë me çamçakëzët, kjo është një zgjidhje novatore që jep mundësi për rigjetjen e qetësisë seksuale në siguri të plotë, pa rrezikuar për efekte anësore nga produkte të falsifikuara sepse bëhet fjalë për dy teknologji shumë të vështira për t'u falsifikuar".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC