Farmaci

kor52018

Diabeti 2. Mjekimi me frenuesit SGLT-2, mbron edhe zemrën. Studimi e konfirmon...

Rezultatet e një analize të re të studimit CVD-REAL, një studim i gjerë i botës reale që ka vlerësuar rrezikun e vdekjes për të gjitha shkaqet, hospitalizimin për pamjaftueshmëri kardiake, infarkt (infarkti i miokardit ose MI) dhe iktus te pacientët me diabet të tipit 2 (T2D) që kanë marrë një trajtim me frenues të SGLT-2 (SGLT-2i), përfshi dapagliflozinën, krahasuar me barnat e tjera hipoglicemike, janë paraqitur gjatë Vjetarit Shkencor në Kongresin e 67 të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë.

Në një shënim nga AstraZeneca njoftohet se analiza e re ka vlerësuar të dhëna nga më shumë se 400,000 pacientë në 6 vende (Australi, Kanada, Izrael, Japoni, Singapor dhe Kore e Jugut), 74% e të cilëve nuk kanë pasur histori sëmundjeje kardiovaskulare (CVD). Rezultatet treguan se në këtë popullsi të madhe pacientësh me diabet të tipit 2, trajtimi me frenuesit SGLT-2 (dapagliflozin, empagliflozin, ipragliflozin, canagliflozin, fllfogliflozin ose luseogliflozin) u shoqërua me një zvogëlim prej 49% të rrezikut për vdekje nga të gjitha shkaqet, 36% për pamjaftueshmëri kardiake, 19% për infarkt miokardi dhe 32% për iktus (p≤0.001 për të gjitha), krahasuar me barnat e tjera për trajtimin e diabetit të tipit 2. Gjithashtu, është vënë re një rrezik më i ulët se 40% i rezultateve në lidhje me pamjaftueshmërinë kardiake ose vdekjen nga të gjitha shkaqet (p <0.001).

Pacientët me diabet të tipit 2 kanë një rrezik dy deri në pesëfish më të lartë për pamjaftueshmëri kardiake, thekson shënimi, së bashku me një rrezik të lartë për infarkt apo iktus. Përveç kësaj, te pacientët me diabet të tipit 2, pamjaftueshmëria kardiake rrit me 60-80% rrezikun e vdekjes kardiovaskulare dhe nga të gjitha shkaqet.

«Rëndësia dhe qëndrueshmëria e këtyre rezultateve të reja të studimit CVD-REAL 2 janë inkurajuese për komunitetin shkencor. Shumica e pacientëve të trajtuar me frenues të ripërthithjes së glukozës renale, përfshirë dapagliflozinën, kanë përfitime të rëndësishme kardiovaskulare të lidhura me përdorimin e këtyre barnave dhe kjo nuk është e varur nga etnia dhe rajoni gjeografik", thotë Angelo Avogaro (Spitali i Diabetologjisë në Padova).


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC