Farmaci

qer272018

Psoriaza, studimi i fazës III tregon efikasitetin e antitrupit monoklonal

Mjafton një injeksion që pacienti e bën vetë në shtëpi çdo 4 javë dhe brenda një muaji lëkura do të çlirohet nga shenjat e psoriazës, duke qëndruar "e pastër" për 3 vjet. Rezultati i demonstruar nga studimi "Unicover-3", mbi antitrupin monoklonal ixekizumab të ndërmarrjes amerikane Eli Lilly, është paraqitur në Kongresin e 93-të Kombëtar të SIDEMAST-it (Shoqata Italiane e Dermatologjisë Mjekësore, Kirurgjisë, Estetikës dhe Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme), që është zhvilluar në Veronë. Bari protagonist i studimit vepron mbi interleukinën 17A, faktori kyç i psoriazës, duke çaktivizuar aftësinë për nisjen dhe përparimin e sëmundjes.

Unicover-3, i fazës klinike III, përshkruhet si "studimi i parë në tre vjet, me një efikasitet kaq të lartë". Në të janë përfshirë dhe monitoruar më shumë se 1.300 pacientë me psoriazë në pllakë, nga i moderuar në i rëndë dhe ata, "në më shumë se 80% të rasteve kanë patur rezultate më se të kënaqshme në 156 javë, në treguesit Pasi 90 e Pasi 100, "matësit" e përgjigjes terapeutike".

Por, efikasiteti i gjatë, pa rënie të pritshmërive "nuk është e vetmja e dhënë pozitive. Studimi ka evidentuar edhe një profil të shtuar sigurie, si dhe një tolerueshmëri maksimale me efekte anësore të moderuara, duke i ruajtur kështu rezultatet e premtuara me një injeksion të vetëm që mund ta bëjë vetë pacienti në shtëpinë e tij. Efektet janë të dukshme që pas 2-4 javësh nga përdorimi i parë, krahasuar me 24 javë, që ishte në terapi të tjera të ngjashme". Për pacientin, kjo do të thotë: "rehati për reagim të menjëhershëm, lehtësi përdorimi, zvogëlim i kohës për t'i dedikuar terapisë, qetësi terapeutike pa rreziqe dhe/ose komplikime. Me pak fjalë, përfshirje më të mirë terapeutike, që zakonisht është e vështirë në terma afatgjatë".

Giampiero Girolomoni (drejtor i Klinikës Dermatologjike të Universitetit të Veronës) thotë se: "Kemi në dispozicion një kurë, tashmë shumë efikase për 2 vjet, me rezultate të mbajtura në një nivel të qëndrueshëm për një kohë prej të paktën tre vjetësh. Janë këto të dyja rezultatet më domethënëse që janë treguar nga studimi Unicover-3", me përzgjedhje rastësore, i kontrolluar, double blind.

Sipas deklaratës, mund të ndodhë që një terapi, shpesh e synuar për kontrollin dhe përgjigjen ndaj sëmundjeve inflamatore siç është psoriaza, mund të pësojë me kalimin e kohës një reduktim të efikasitetit, duke e çuar pacientin drejt riaktivizimit të sëmundjes ose drejt një rifillimi të problemit. "Arsyeja e kësaj rënieje terapeutike nuk është ende e njohur, shpjegon Girolomoni, por hamendësohet se ndoshta varet nga ndryshimi i disa mekanizmave të vetë sëmundjes, që përparojnë apo ndryshojnë me kalimin e kohës. Që nga sot, nuk do të ndodhë më kështu, pasi duke nisur që nga java e parë, pacientët e përfshirë në studim, kanë patur rezultate pozitive në të gjitha endpointet primare, me një përmirësim domethënës prej 90% dhe 100% të treguesit Pasi, të arritur nga më shumë se 80% e pacientëve. Kura, që ripastron lëkurën në një kohë shumë të reduktuar, në rreth 2 javë dhe brenda katër javëve, është vlerësuar gjithashtu edhe për komoditetin dhe thjeshtësinë e përdorimit".

"Ka patur kënaqësi, saktëson Girolomoni, edhe për përgjigjet Pasi 75 dhe sPga, dy tregues të tjerë të efikasitetit të mbajtur në tre vjet nga më shumë se 90% e pacientëve në terapi. Një e dhënë tjetër në favor të molekulës ka të bëjë me profilin e sigurisë, duke u shfaqur në një linjë me atë të studimeve të mëparshme, pa qenë nevoja e evidentimit të "garancive" të reja të sigurisë dhe as të efekteve anësore të veçanta. Shuma e këtyre faktorëve pozitivë, përfundon presidenti i SIDEMAST-it "e bëjnë këtë kurë një ndër mundësitë më të mira terapeutike të vijës së parë në trajtimin e formave të përparuara të psoriazës".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC