Farmaci

qer142018

Toksina botulinike e tipit A shfaq një efekt të ri. Zgjerohen indikacionet e saj

Deri më sot është përdorur për korrigjimin e rrudhave vertikale mes vetullave dhe të rrudhave jo estetike, që njihen me emrin "këmbët e pulës" dhe që bien në sy gjatë buzëqeshjes së plotë, për të cilat toksina botulinike e tipit A është bërë e njohur në të gjithë botën. Tashmë, është aprovuar zyrtarisht një tjetër indikacion për të; ai për përmirësimin e rrudhave të ballit, që vihen re gjatë ngritjes maksimale të vetullave, sidomos kur thellimi i këtyre rrudhave nis të ketë një ndikim të rëndë psikologjik mbi pacientët e rritur.

Aprovimin e indikacionit të ri terapeutik e ka bërë një deklaratë e Allergan-it, ndërmarrjes që tregton trajtimin.
Trajtimi me toksinën botulinike të tipit A, thuhet në deklaratë, konsiston në injektimin e dozave të vogla të produktit drejtpërdrejt në muskujt që kontrollojnë lëvizjen. Kështu, aktiviteti i muskujve reduktohet në mënyrë lokale dhe të kthyeshme, duke i dhënë fytyrës një pamje të çlodhur dhe të natyrshme.

Rezultatet janë të dukshme për pak ditë dhe efektet mund të zgjasin deri në disa muaj, sipas karakteristikave të pacientit. Në veçanti, trajtimi, ndonëse përsëritet në kohë për shumë vjet, nuk gjeneron efekte të pakthyeshme dhe në literaturë, veçanërisht në fushën neurologjike, janë të disponueshme studime të shumta klinike mbi sigurinë dhe efikasitetin e toksinës botulinike edhe në rastet kur përsëritet në mënyrë të rregullt për dhjetë apo më shumë vjet.

Allergani nënvizon se, hipoteza se toksina botulinike e tipit A mund të ishte e dobishme nga ana estetike, është hedhur për herë të parë në fushën oftalmologjike kur, gjatë trajtimit të pacientëve që kishin probleme me sytë, është venë re edhe një zbutje e linjave vertikale mbi vetulla.

Studimet e para klinike kanë dalë në përfundimin se toksina botulinike e tipit A arrinte të krijonte një pamje të çlodhur dhe të rinuar ndërmjet vetullave, falë aftësisë së saj për të bllokuar impulset nervore që stimulojnë kontraksionin muskular.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC